• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Tiranë mbillet një pemë në shenjë miqësie mes Austrisë dhe Shqipërisë

by Java News
08/10/2019 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është në rrugën e duhur drejt hapjes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian dhe zhvillimi që ka pësuar Tirana vitet e fundit është treguesi më i qartë për përkatësinë perëndimore të vendit tonë. Ky ishte mesazhi që përcolli ministri Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg në takimin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke konfirmuar mbështetjen pa kushte të Austrisë për rrugën europiane të Shqipërisë, Schallenberg vlerësoi në mënyrë të veçantë ndryshimet pozitive që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, në Tiranën me diell, për të takuar kryebashkiakun, ministrin e Jashtëm, Kryeministrin dhe Presidentin. Është një kënaqësi e madhe! Është hera e pestë apo e gjashtë që vij në Tiranë dhe çdo herë shoh zhvillimin dhe besoj se kjo është një gjë shumë pozitive, është diçka që njerëzit këtu duhet ta vlerësojnë që gjithçka po ecën para”, tha ministri Schallenberg.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi mikun austriak për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Austria i jep Shqipërisë në të gjitha sfidat e zhvillimit dhe integrimit. “Është një kënaqësi shumë e veçantë që kam një mik shumë të shtrenjtë, ministrin e jashtëm të Austrisë, një vend mik, një vend partner, një vend avokat i Shqipërisë në sfidën që kemi përpara për integrimin në BE. Ashtu siç ramë dakord me Aleksandrin, është shumë e rëndësishme që shtetet të bashkëpunojnë, por gjithashtu edhe qytetet”, tha ai.

Ministri Schallenberg theksoi se Austria është një avokate e përhershme e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit, ndaj dhe mbështet pa kushte çeljen e negociatave javën tjetër. “Shqipja ime është e dobët, por nga ato që tha kryetari Veliaj kuptova tre fjalë: Mik, avokat dhe maratonë. Isha këtu për një vizitë mes miqsh. Javën tjetër pritet që të merren vendime të rëndësishme për Shqipërinë nga BE. Prandaj, doja të isha këtu që të qartësoja se Austria për Shqipërinë është një nga avokatët për fillimin e negociatave. Ju keni mbështetjen tonë, ne do të mbajmë qëndrimin tonë stoik. Por, çfarëdo që të ndodhë, unë besoj se Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe duhet ta vazhdojë këtë rrugë”, tha Schallenberg.

Në shenjë të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë mes Tiranës dhe Vienës, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Schallenberg mbollën një pemë në Parkun Europa. “Në emër të kësaj miqësie mbollëm një pemë, një miqësi e Tiranës me Vienën, Gracin dhe me shumë qytete të tjera austriake me të cilat bashkëpunojmë. Në fund biem dakord se kryetarët e bashkive, ministrat, shkojnë e vijnë, por ato që mbeten janë marrëdhëniet mes njerëzve. Për këtë marrëdhënie speciale jam shumë i lumtur që mbollëm sot një pemë, në kujtim të marrëdhënies fantastike që Shqipëria ka me Austrinë. E falenderoj ministrin për gjithë kontributin, si avokati më shembullor i Shqipërisë në aspiratën e saj europiane”, theksoi Veliaj.

Më tej, ai e falenderoi ministrin austriak edhe për ndihmën konkrete dhe solidaritetin që tregoi Austria në momentin që Shqipëria u godit nga tërmeti gjatë muajit të shkuar. “E falenderova për ndihmën për tërmetin. Ka qenë një ndihmë bujare e Austrisë për të menaxhuar situatën e emergjencave pas tërmetit. Jo vetëm financiare, por edhe në kontribute fizike. Me shumë prej bashkive të tjera jemi duke punuar sesi Tirana mund të forcohet në një qytet që kalitet për sfida të tilla, qofshin ato dukuri ose fatkeqësi natyrore, apo të situatave të ndryshme që mund të krijohen në qytet kur vjen puna te menaxhimi i emergjencave civile”, u shpreh Veliaj dhe shtoi se mes Vienës dhe Tiranës do të vijojnë bashkëpunimet konkrete. /l.m

Next Post
Meta: Në Kosovë zgjedh populli, në Shqipëri partia

Meta: Në Kosovë zgjedh populli, në Shqipëri partia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In