• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Tiranë marrim mbi 20 mandate”, Gonxhja: Kontrata e lobimit të PD, budallallëk i jashtëzakonshëm! Ose pastrojnë para, ose…

by S T
30/04/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 11 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe partitë politike tashmë janë nën ‘ethet’ e rezultateve. Por, cili është synimi i PS në Tiranë, qarku në të cilin bëhet lufta më e madhe politike për plot 37 mandate. Kandidati socialist Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv thotë se Partia Socialiste synon të paktën 20 mandate në Tiranë.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj,Gonxhja thotë se fokus të PS është jo vetëm vota e elektoratit besnik, por edhe tek vota e zgjedhësve për herë të parë dhe tek elektorati gri. Kandidati socialist në Tiranë, njëherazi edhe për Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin thotë në Report Tv se duhet të besohet deri tek vota e fundit.

Fushatën në terren e vlerëson si shumë pozitive, jo vetëm në njësinë numër 6 të cilën ai e drejton, duke theksuar se ‘lufta’ brenda llojit duhet të jetë e ndershme.

Pjesëmarrja në këtë listë prej 37 kandidatësh e ka shumë figurave, gjinive, prejardhjeve, profesioneve moshave, është shumë e rëndësishme si skemë se i jep shumë pikë PS, asaj kanistrës së madhe me shumë vota që synohen. Ne kemi një numër anëtarësh që mund të lëvizin nga 45-65 mijë anëtarë. Por kur vjen puna për të qeverisjen duhet një numë shumë i madh votuesish, gati 800 mijë. Nuk synojmë vetëm anëtarë të PS, sa më shumë që kjo listë po mbledh, po punohet shumë për votën e votuesve për herë të parë, elektoratin gri. Kjo skemë sjell shumë pikë. Është edhe delikate, se duhet që lufta të bëhet mirë, duhet të jetë e ndershme, korrekte. Njëra nga rregullat është që mos të bëjmë zhurmë vizive. Brenda PS kemi këtë rregull, jemi menduar ta respektojmë. 37 veta nuk mund të futen sot në Kuvend, shumë prej nesh janë këtu për të dhënë shumë më tepër. Duhet të besohet deri tek vota e fundit. Mendoj duhet të synohen tek 20 e mbi. Mendoj që është e arritshme”, tha Gonxhja.

Votë historike e quan atë të diasporës, që për herë të parë shpreh vullnetin në zgjedhjet parlamentare, ndërsa nuk ka dyshim qe edhe ajo do të shkojë për socialistët.

“Kemi një shifër të pritshme mbi rreth 60% për regjistrimet që ne kemi bërë dhe duke e krahasuar me censuset tona të regjistrimeve të tjerëve, të regjistrimeve totale duke e marrë me një formulë që ne llogarisim se kemi regjistruar me vullnetarët. Me një formulë tonën na del që kemi pritshmëri për rreth mbi 60% nëse do votohej dhe do dërgohej zarfi në KQZ do ishte gjithë procesi i mbyllur pa asnjë firo gabim”, thekson Gonxhja.

Një koment e ka edhe për Greqinë, ku po shfaqen probleme me ndarjen e fletës së votimit tek emigrantët shqiptarë.

“Ndërkohë që kemi disa probleme, kjo ka bërë ti përvishemi fort Greqisë. Ka edhe një problem me adresat. I ka njerëzit jo në adresat ku deklarojnë. Njerëzit po shkojnë tek pikat postare, po plotësojnë votën atje. Ka rifilluar dhe po ecën mirë. Greqia në ka surprizuar për keq në kuptimin e funksionimit të sistemi postare, edhe pse kontrata ka qenë me DHL. Jemi pa fjalë sa i përket shërbimit postar. Diçka nuk ka funksionuar në vendin që ne kemi numrin më të madh të emigrantëve që votojnë, ku kemi bërë edhe takimet më të mëdha, panairin e punës. Do jetë një votë që na ka gjykuar në distancë”, shprehet Gonxhja.

Gonxhja flet edhe për kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD, për të cilën ngre pyetjen se ku i gjetën këto para, për të cilat thotë se nuk vijnë as nga buxheti i shtetit për partitë dhe as nga buzheti për fushatën elektorale.

“Nëse nuk janë para për të blerë një mundësi për të negociuar çështjen e non gratës, nëse s’ka gjë tjetër pas kësaj, më duket budallëk i jashtëzakonshëm. PD, si cdo opozitë, duhet të shohë pa paguar asnjë lek, dhe është krejt falas, tek e vetmja këshillë që funksionon për fushatatat, që duhet të jesh racional, objektiv, i vërtetë. Çdo qeveri ka problemet e veta, edh ene kemi defektet tona. Mjafton që të mudn të artikulosh mirë defektet, mungesat, cedimet, fajet. Nëse je objektiv dhe nëse je racional në këtë qasje, s’ka pasur dhe s’ka për të pasur nevojë që të paguash shuma të tilla për të pas këshilltar që vijën për të bërë kush e di çfarë në një vend të vogël si Shqipëria. S’ka asnjë lloj kuptimi. O është për të bërë diçka tjetër, o këta kanë para tepër dhe janë duke i pastruar, ose nuk i kanë paratë e tyre. Ose janë miopë dhe i kanë tepër. Këto s’janë para nga buxheti i shtetit dhe buxheti për fushatën elektorale, këtu kemi të bëjmë me shpërdorim monumental të parasë dhe nuk e kuptoj se kur do nisë lobimi dhe për ca do nisë kur ne kemi edhe 10 ditë që do ikim në kutitë e votimit”, tha Gonxhja.

Next Post
Rama-“çunave të Londrës” në Kukës: Merrni tokën 1 Euro dhe…

Rama-“çunave të Londrës” në Kukës: Merrni tokën 1 Euro dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In