Ata që bëhen çakërqejf në dasëm dhe qëllojnë do gjobiten. Policia e Tetovës ka paralajmëruar fillimin e aksionit për ndalimin e të shtënave nëpër gëzimet familjare si dhe aksionin për konfiskim të armëve, njofton Tv Art.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Marjan Josifoski policia kërkon që qytetarët të përmbahen nga këto akte dhe mos të gjuajnë me revole ose mjete të tjera zjarri që kohëve të fundit po përdoren shumë në ahengjet familjare. Sipas SPB të Tetovës deri në 500 euro do të jenë dënimet për krisma me armë zjarri nëpër dasma.