• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në tetor nis shpërndarja e Kartës së Studentit edhe për Universitetet e rretheve

by Java News
11/09/2019 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Posta Shqiptare nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit për prodhimin dhe shpërndarjen e kartës së studentit edhe për studentët që studiojnë nëpër rrethe.

Sipas ministres Shahini, ky është një hap shumë pozitiv dhe një premtim i mbajtur pasi tashmë karta e studentit do të shpërndahet edhe në universitetet e tjera jashtë Tiranës.

“Në Tiranë kemi funksionuar shumë mirë falë bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, e cila e krijoi procesin e prodhimit të kartës për të gjithë studentët që janë në Tiranë. Dhe tani, kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe me Postën Shqiptare, që ta bëjmë të njëjtën gjë në të gjitha universitetet e tjera që janë jashtë Tiranës”, shtoi ajo.

Në këtë kuadër, Shahini theksoi ndër të tjera se do t’i jepet zgjidhje edhe një çështjeje tjetër që është hasur vjet gjatë shpërndarjes së bursave për studentët pasi një pjesë e tyre nuk kishin llogari bankare ku MASR mund të hidhte bursën e tyre.

“Tani me Postën Shqiptare, do të mund të bëjmë edhe një zgjidhje për këtë problematikë. Kështu që, jemi shumë të lumtur që sot nënshkruam marrëveshjen”, u shpreh ministrja Shahini dhe nënvizoi se “duke filluar nga tetori, në momentin e parë që studentët do të fillojnë mësimin në universitetet e tyre respektive, ne do të jemi atje në të gjitha universitetet jashtë Tiranës për të shpërndarë kartën e studentit”.

Në krahun tjetër, Administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj, duke falënderuar MASR për besimin e dhënë ndaj Postës Shqiptare, shprehu garancinë se institucioni që ai drejton do të jetë në gjithë lartësinë e duhur për të siguruar mbarëvajtjen e shpërndarjes së kartave të studentëve nëpër rrethe, ndërsa shtoi:

“Tani jemi në fazën e parë. Për momentin do të jetë një kartë identifikuese, e cila do t’u ofrojë të gjithë lehtësirat që entet publike ofrojnë për studentët. Më vonë, edhe në varësi të marrëveshjeve që Posta Shqiptare do të lidhë, do të ofrohen procedura me lehtësime edhe më të mëdha. Procesi do të nisë fillimisht nëpër rrethe, por më vonë ky lloj lehtësimi do t’u ofrohet të gjithë studentëve të Shqipërisë”.

g.kosovari

Next Post
Trump paralajmëron Iranin mbi pasurimin e uraniumit: Do të ishte shumë e rrezikshmë

Trump paralajmëron Iranin mbi pasurimin e uraniumit: Do të ishte shumë e rrezikshmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe Vlorë! Orët e fluturimit do bëhen, me ose pa ne

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In