• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në Siri po shkojnë për të luftuar edhe vajzat kosovare

by
12/05/2015 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej fillimit të luftimeve në Siri dhe Irak, mbi 41 qytetarë nga Kosova thuhet të kenë humbur jetën, duke luftuar përkrah grupeve të njohura ndërkombëtarisht si terroriste, Al-Nusra dhe IS [Shteti Islamik].

Fatos Makolli, drejtor i Departamentit për Anti-Terrorizëm në Policinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se në bazë të disa të dhënave që ka policia, janë rreth 250 qytetarë shqiptarë nga Kosova që kanë marrë pjesë në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme.

“Në bazë të këtyre informacioneve deri tash mbi 41 persona janë deklaruar si të vrarë, ndërsa besohet se aktualisht në zonën e konfliktit janë 80 deri në 100 persona. Kur flasim për personat që kanë humbur jetën, duhet të kemi parasysh se këta persona janë të deklaruar si të vdekur, kryesisht në bazë të burimeve të ndryshme që ka policia në dispozicion, qofshin ato burime të hapura po të mbyllura. Megjithatë, janë të deklaruar si të vdekur”, tha Makolli.

Policia e Kosovës, thotë Makolli, lidhur me ketë fenomen është duke vepruar më të gjitha kapacitetet që ka dhe si rezultat, kohëve të fundit ka arritur që të ndalojë rreth 20 persona, të cilët kanë tentuar të shkojnë në Siri.

“Janë ndaluar mbi 20 të rinj, të cilët po tentonin të shkonin në Siri. Ata janë ndaluar në Aeroportin e Prishtinës, disa në pikat kufitare me Turqinë, Shipërinë dhe vende të tjera, janë ndaluar dhe janë kthyer në Kosovë”, ka treguar Makolli.

Ai tha se aktualisht mjetet më të fuqishme për propagandë dhe rekrutime të reja për të shkuar në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme janë rrjetet sociale.

“Kohëve të fundit është vërejtur edhe një trend, vajza të reja, pas kontakteve përmes rrjeteve sociale që kanë me persona, qofshin ata nga shqiptarë nga Kosova apo shqiptarë të vendeve tjera të rajonit, tentojnë për të udhëtuar në Siri me persona qofshin ata kosovar apo shqiptar të vendeve të tjera të rajonit”, ka shpjeguar Makolli.

Makolli ka shtuar se në Siri dhe Irak, ka edhe shqiptar nga Kosova të cilat janë kryesisht gra dhe fëmijë të cilat siç tha ai, po qëndrojnë pranë të afërmve të tyre që janë në zona të luftës.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin për përfshirjen në veprat penale, si pjesëmarrje në grupet terroriste dhe rekrutime për terrorizëm, ka ngritur hetime për 150 persona dhe ka arrestuar 80 nga ta.

“Hetimet janë në faza të ndryshme dhe tani janë ngritur aktakuza për mbi 41 persona. Policia e Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale dhe është e përkushtuar që të bëjë edhe më shumë në parandalimin e kësaj dukurie”, tha Makolli.

Skender Perteshi, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në Prishtinë, thotë se nga hulumtimet e bëra në raportin e publikuar javë me parë, ku flitet për përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e Sirisë dhe Irakut, të dhënat tregojnë se atje kanë humbur jetën rreth 40 shqiptarë nga Kosova.

“Nga të dhënat e fundit deri në fund të prillit apo në fillim të muajit maj 2015 numri është rreth 40. Asnjërit prej të vrarëve nuk i është kthyer trupi i pajetë në Kosovë”, tha Perteshi.

Lidhur me ketë çështje në Bashkësinë Islame të Kosovës, zyrtarët thanë se nuk kanë të dhëna se sa mund të jetë numri i shqiptare të vrarë në Siri apo Irak.

“Krejt çka kemi ne është ajo që paraqitet në media dhe prej atyre që mediet paraqesin nga institucionet zyrtare. Përndryshe ne nuk merremi si bashkësi fetare me ato çështje dhe nuk kemi programin tonë që të hyjmë dhe të bëjmë hulumtime të tilla”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

Thuhet se strukturat e dobëta shtetërore në Kosovë, politika e paqëndrueshme, korrupsioni, varfëria, sistemi i dobët ekonomik, janë ndër shkaktarët kryesor të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në grupe ekstremiste në Siri dhe Irak. /Radio Evropa e Lirë/

Next Post

Analisti austriak Bieber: Po, Gruevski pati dorë në ngjarjet e Kumanovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In