• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në shtëpinë e 122 monumenteve të kulturës”, faqja e njohur shkruan për qytetin e “një mbi një dritareve”:

by Java News
27/10/2019 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, është një ndër thesaret më të njohur të Shqipërisë, shkruan faqja e njohur turistike, chasingthedonkey.com.

”I mbrojtur nga UNESCO, qyteti është shtëpi e 122 monumenteve të kulturës. Nga Kalaja që ofron pamje mbi qytetin deri në labirintin e rrugëve me kalldrëm që përshkojnë qendrën e qytetit si vena. Në Berat ka shumë vende për të vizituar. Not, rafting ose shëtitje janë vetëm disa nga ato çfarë duhet të bëni në Berat gjatë verës, ndërsa shumë nga monumentet e tjera të qytetit janë të hapura gjatë gjithë vitit, ndaj nuk ka mungesë aktivitetesh. Nga lagjja e famshme e Goricës deri te xhamia Mbret, këtu do të gjeni 10 gjërat më të mira për të bërë në Berat:

Shëtitje në kalanë e Beratit
Nëse shihni vetëm një nga pikat tërheqëse të Beratit, kjo është e duhura! Kalaja e Beratit është më e rëndësishmja për t’u vizituar. Sapo të hyni aty, mund të shihni shtëpitë që janë ende të banueshme dhe mund të endeni në rrugicat e vjetra ku do të gjeni dyqane, kafene kisha bizantine dhe tezga që shesin suvenire. Një nga pikat tërheqëse brenda kalasë së Beratit është Kisha Shën Triadhës me kupolë të kuqe, e shekullit XIV.

Në muret e kishës ndodhet një mbishkrim me emrin e Andronik Paleologut, guvernatorit të Beratit nga viti 1302 deri në 1326, që nënkupton se ai përkrahu ndërtimin e kishës. Vende të tjera për tu vizituar brenda kalasë janë Xhamia e Kuqe, Kisha e Shën Theodhorit, Kisha e Shën Mërisë dhe muzeu Onufri si dhe disa kapela të vogla që kryesisht qëndrojnë të mbyllura. Kalaja ju ofron gjithashtu një pamje pothuajse 360 gradë të qytetit panoramik nga ku mund të shihni çatitë e shtëpive.

Vizitë në Muzeun e Ikonografik Onufri
Pavarësisht se muzeu Ikonografik Onufri ndodhet brenda kalasë, meriton të konsiderohet më vete në listën e 10 vendeve më të mira për të vizituar. Ngjyra e kuqe dhe ajo e artë e pikturave të Onufrit do iu pushtojë imagjinatën dhe do qëndrojë me ju edhe pasi të jeni larguar nga ky muze.

Muzeu Ikonografik Onufri gjendet brenda kishës së Shën Mërisë. Ai është gjithashtu shtëpi e pikturave të birit të Onufrit, Nikolës si dhe të David Selenicës, Kostandin Shpatarakut dhe shumë piktorëve të tjerë.

Aty gjenden 106 ikona dhe 67 objekte liturgjike.

Vizitë në Muzeun Kombëtar Etnografik
Muzeu Kombëtar Etnografik, një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, është ndër vendet kryesore për t’u vizituar në Berat. I vendosur në një shtëpi me arkitekturë osmane të shekullit XVIII, ky muze ekspozon veshje, mjete pune dhe mobilie tradicionale të përdorura nga vendasit.

Në katet e sipërme gjenden dhoma e ndenjes, dhoma gjumi dhe hapësira për tu ulur, që të krijojnë ndjesinë e kohës së shkuar. Gjithashtu aty mund të dalloni banjën dhe vendin e shtypjes së rrushit për prodhimin e verës.

Shëtitje në lagjen e Goricës dhe Mangalemit
Ashtu si Buda dhe Pesti që formojnë dy anët e qytetit të Budapestit edhe lagjet e Goricës e Mangalemit shtrihen në dy anë të ndryshme të lumit të Beratit. Lagjja Goricë, në jug të lumit të Osumit, ishte pjesa e krishterë, ndërsa lagja Mangalem, në veri të lumit, ishte pjesa myslimane. Pamjet e të dyja lagjeve janë shumë të bukura, ashtu si dhe ura e Goricës që është ndër pikat më tërheqëse të Beratit. Kur të ndodheni në lagjen Mangalem, vizitoni teqen e Helvetive, një monument i Ahmet Kurt Pashait, i ndërtuar në vitin 1782 dhe xhaminë e Beqarëve.

Nëse qëndroni në lagjen Gorica, do ju pëlqejë që në mbrëmje, të endeni në rrugicat e qeta të lagjes, ku do të shihni qytetarët teksa bisedojnë me njëri tjetrin. Cilëndo lagje të vizitoni, do të kaloni një kohë të këndshme.

Vizitë në një kantinë vere
Në Berat duhet patjetër të vizitoni një kantinë për të degustuar verë. Jo me kot është në listën e gjërave për të bërë në Berat.

Një vizitë në vreshtat tradicionale me histori shumëvjeçare, do ju bëjë të pini verë të bardhë e të kuqe si dhe të ktheheni përsëri aty për të pirë. Kantina ”Çobo” gjendet 20 minuta larg nga Berati me makinë dhe organizon ture duke treguar historinë e familjes në prodhimin e verës. Pas turit vijon një degustimi i verërave, i shoqëruar me ullinj jeshilë vendas e me djath të bërë vetë, si dhe një bisedë me një pjesëtar të familjes Çobo.
Kantina ”Nurellari” gjendet në një tjetër vresht, rreth 10 kilometra nga Berati, në afërsi të fshatit Fushë Peshtan. E ndërtuar në vitin 1995 nga një skuadër e vogël, baba e bir, kjo kantinë ka mbushur shumë gota shqiptare me verë të mrekullueshme. Aty ndodhet dhe një restorant ku mund të konsumoni një vakt.

Nëse po mendoni vendin se ku do të qëndroni në Berat, zgjidhni qëndrimin në hotelin e ri luksoz të familjes Nurellari. Ku ka mënyre më të mirë për të kaluar disa ditë në qetësinë e vreshtave dehëse?

Vizitë në xhaminë Mbret
Xhamia Mbret ose xhamia e Sulltanit përbën qendrën e një kompleksi ndërtesash fetare, të ndërtuara në shekullin XV nga sulltan Bajaziti II. Xhamia reflekton pasurinë e osmanëve gjatë periudhës së tyre të artë.

Të gjithë janë të mirëpritur nëse visheni në mënyrë të përshtatshme dhe hiqni këpucët. Muralet janë vargje nga Kurani dhe aty gjendet një tavan i bukur prej druri. Në bibliotekën islame dallohen gdhendje prej druri, ndërsa në një teqe aty pranë, ku mund të shihni dervishët teksa luten.

Vizitë në ujëvarën e Bogovës
Nëse shkoni në Berat gjatë stinës së verës, sigurohuni të vizitoni ujëvarën e Bogovës. Udhëtimi për në këtë ujëvarë të bukur, zgjat një orë.

Bogova, që do të thotë “e perëndive”, e merr emrin nga fshati aty afër me të njëjtin emër. Vizita në këtë ujvarë është një ndër gjërat më të bukura për të bërë në Berat, veçanërisht në nxehtësinë e verës. Megjithatë, nëse doni të ndiheni të sigurt, është më mirë të gjeni një tjetër vend në lumin Osum për të notuar.

Ngjitje në malin e Tomorit
I ndodhur në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”, ngjitja në malin e Tomorit është një ndër aktivitetet më të bukura për entuziastët e natyrës. Të krishterët shkojnë në pelegrinazh më 15 gusht. Betakshinjtë nisin një pelegrinazh vjetor nga 20-25 gusht, në nder të profetit, Abbas ibn Aliu. Sipas legjendave shqiptare, Baba Tomori, një gjigant me mjekër të bardhë e të gjatë, qëndron në mal dhe ruan qytetin e Beratit.

Parku Kombëtar “Mali i Tomorit” është shtëpi e shumë specieve në zhdukje si, arinj ujqër dhe disa zogj. Për entuziastët e natyrës, mali i Tomorit është vend i mrekullueshëm për të bërë ecje, ski ose xhiro me gomar.

Vizitë në rrënojat e Xhamisë së Kuqe
Xhamia e Kuqe është një tjetër monument i Beratit, i ndërtuar nga sulltan Bajaziti II në shekullin XV. Është quajtur Xhamia e Sunduesit dhe u ndërtua rreth vitit 1431.
E ndërtuar me gurë gëlqerorë dhe tulla të kuqe, xhamia është e veçantë pasi ka një minare në të majtë. Mund të ngjiteni në shkallët cilindrike brenda minareve për të kundruar një pamje 360 gradë të qytetit, përfshirë këtu të gjitha vendet e Beratit që duhen parë nga lart.

Vizitë në Xhaminë e Plumbit
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Izgurliut është e fundit në këtë listë. U ndërtua në vitin 1553 ose 1554 nga feudali Ahmet Bej Uzgurliu, kur u shndërrua në fenë islame. Njihet si Xhamia e Plumbit për shkak të veshjes me plumb të kupolave të saj.

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e diel 27 tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In