Puna për rindërtimin për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit vijon me intensitet të lartë. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një pamje mbi lagjen e re Rilindja në Fushë-Krujë.
Kreu i qeverisë bën me dije se për pak muaj do të hyjnë në shtëpi të reja 1200 banorë.
‘Mirëmëngjes dhe me këto pamje mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ku edhe pak muaj do të hyjnë 1,200 banorë të rinj, me kushte optimale, ju uroj një ditë të mbarë’- shkruan Rama.
/b.h











