• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma e Drejtësisë, në shtator nis zbatimi i ndryshimeve kushtetuese

by A R
25/07/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa e ndryshimeve kushtetuese, e miratuar me unanimitet në Kuvend më 22 korrik, pritet të nisë nga zbatimi në muajin shtator.

Me miratim në shtator të paketës me 7 ligjet mbështetëse, do t’i hapet rruga ngritjes së strukturave të reja në sistemin e drejtësisë, dhe sidomos procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, i njohur ndryshe si vetingu.
Ndryshimet kushtetues pritet të hyjë në fuqi gjatë muajit gusht, ndërsa zbatimi i saj do të nisë në muajin shtator, me ngritjen e strukturës së parë, asaj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas përcaktimeve në ligj Presidenti i Republikës, brenda pesë ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit, zgjedh me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në rast se kjo e drejtë nuk ushtrohet nga Presidenti sipas afateve, do të jetë kryetari i Kuvendit, që me short do të zgjedhë anëtarët e këtij Këshilli, brenda dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi e tij.
Të zgjedhurit qëndrojnë në detyrë deri më datën 31 dhjetor të këtij viti.

Ndërkohë që Avokati i Popullit do të ketë në këtë proces një rol vëzhgues në procedurën e shortit, si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas zgjedhjes, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar të kualifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka për detyrë të kryejë verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.

Ata ushtrojnë detyrën me mandat një vjeçar, që fillon më datën një janar të çdo viti kalendarik.

Një tjetër institucion që do të ngrihet me ndryshimet e reja në Kushtetutë është Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Inspektori emërohet brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Dy institucione të tjera që parashikohet të ngrihen në sistemin e reformuar të drejtësisë shqiptare janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Të dy këto institucione duhet të ngrihen brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas ligjit.

Ndërkohë që vetë Presidenti i Republikës vazhdon të qëndrojë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidenti emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

Në paketën e ndryshimeve kushtetuese Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit(ONM) dhe procesi i vetingut, duhet të nisë të funksionojë brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Fillimi i punës së ekspertëve të huaj që do të monitorojnë kët proces ndërkombëtar është e lidhur me nënshkrimin nga qeveria shqiptare të marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare që do vënë në dispozicion ekspertët e drejtësisë.

Ndryshimet kushtetuese përcaktojnë që ONM-ja i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Komisioneri Publik, zgjidhet pas një procesi të hapur aplikimesh që organizohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Kandidatët i paraqesin Presidentit aplikimet dhe të gjitha deklaratat shoqëruese, sipas ligjit.

Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti përpilon një listë me kandidatë të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatë të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale. ONM e monitoron këtë proces.

Nëse Presidenti nuk e përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aneksi, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.
Ligji i vendos kreut të shtetit afat 45 ditor për të realizuar gjithë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KPK-së, KPA si dhe Komisionerit Publik.

(java / r.a)

Next Post

Prezantuesja shqiptare gjysmë nudo në pishinë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In