• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjëherë nuk e kemi dashuruar historinë tonë

by Spartak Ngjela
17/08/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Kjo harresë fëminorë duhet të largohet nga formimi ynë; sepse, ja se çfarë kemi pare e dëgjuar dhe po dëgjojmë ende kundër nesh:
Dikush që nuk di asgjë nga historia botërore dhe ajo europiane, flet me “kompetencë” dhe thotë: “ne shqiptarët nuk kemi histori”. Kurse pushtetet politikë mizerabël që kanë kaluar në Shqipëri, e kanë shkruar historinë sipas oreksit të “pashait” që ka sunduar në Tiranë.
Po ku ka histori fqinjësh sot që të mos jetë shkruar nga heronjtë shqiptarë! Ja: themeluesi i shtetit modern turk, Qemal Ataturku ishte një shqiptar, të gjithë heronjtë dhe drejtuesit e Revolucionit Grek antiosman, ishin shqiptarë.Te gjithë këta që flasin rrotull nesh kundër osmanëve, dhe kundër nesh, harrojnë se luftëtari me i madh antiosman, me beteja dhe histori të lavdishme ishte heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe, kurse fqinjët e sotëm qe ulurasin kundër nesh, ishin me osmanët e kundër luftrave kastriotiane. Të gjithë ata që thonë se shqiptarët janë antikristianë, kanë smirë patologjike për shqiptarët, se sot në historinë e Ballkanit ka vetëm një mbrojtës real të krishtërimit: Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Po pse, nuk ishte personaliteti me i madh i krishtetimit të shekullit që kaloi një shenjtore shqiptare: Nënë Tereza e Kalkutës? A nuk e adhurojnë sot të gjithë shqiptarët e Ballkanit shenjtërinë e saj?
Tani po dëgjojmë nga neoosmanët shqiptarë se Skënderbeu “është një terrorist e vrasës myslimamësh”. Po pse, Heroi ynë do t’i linte ushtarët e Anadollit që të vrisnin shqiptarët?
E shihni se me kë kemi të bëjmë? Të gjithë tmerrohen nga historia jonë e madhe: mllefin e kanë me heroin tonë kombëtar. Çfarë nuk i kanë thënë atij që ka shpëtuar Evropën nga hordhitë osmane; dhe e dini pse? Pikërisht për këtë, sepse e kanë dashur ta shihnin Evropën me brekushe e më çallmë.
Këtu vjen një president turk Erdogan, një perfaqesues i anakronizmit osman, dhe e detyron Presidentin shqiptar që të heqë skulpturën e Gjergj Kastriotit nga ambienti pritës në Pallatin e ceremonialit të shtetit shqiptar. Si mund të ketë në histori një president të tillë që e di simbolin kombëtar një pajisje ose orendi të shtëpisë së tij? Mos e harroni kurrë: ne kemi vetëm një doktrinë kombëtare – kastriotizmin. Kjo i tmerron me zili apo me inat kundërshtarët tanë. Por ky nuk është faji ynë. Dhe kemi katër fe të barabarta që nuk kanë aspirim oriental, por kane aspirim perëndimor. Ky në fakt është sekreti i tolerancës sonë fetare: kultura solide europiane e families, e shtetit dhe e drejtësisë në të katërta fetë tona. Drejtësinë shqiptare do ta sjellim shumë shpejt në fibrën reale perëndimore të drejtësisë. A e shihni se përse na luftojnë: jo për defektet tona, por për vlerat tona.
Të gjitha këto vijnë se ne shqiptarët edhe pse kemi një histori dhe një gjuhë të madhe, nuk jemi koshientë për këtë, dhe prandaj heshtim kur kundërshtarët tanë historikë na fyejnë te vlerat tona kombëtare. Ja, disa ditë më parë dëgjova një minoritar Barka, Barka që na kishte bërë një zbulim dhe i kërkonte UNESKO-s që ta hiqte ison labe si vlerë të kulturës botërore, se ajo nuk është shqiptare po greke. E kuptoni ku jemi? Vjen një grekfolës i ardhur nga Anadolli dhe na tregon neve historinë tonë mijëravjeçare. E kuptoni sa zemër gjerë që jemi! E dini pse ndodh kjo? Sepse popullsia autoktone ballkanike me e madhe në Greqinë e sotme, janë arvanitasit. Por isoja e tyre nuk mund të quhet se është isoja e grekfolësve të ardhur në Ballkan me marrëveshjen e Patriarkanës së Konstandopojës me Portën e Lartë të Sambollit.

Të gjitha këto kanë ndodhur e po ndodhin se në shqiptarët, në kohët moderne, kemi qenë të vetëm.
Kurse e vërteta është se ne kemi një histori të madhe. Askush në Ballkan nuk e ka historinë tonë. Luftërat kastriotiane që shkëlqejnë Evropën, këtu gjejmë të përbuzen nga turqit e asimiluar prej gjuhës magjike shqipe, dhe ne i dëgjojmë, sikur të mos na duhet fare historia.
Sidomos sot, pasi shihet se Shqipëria dhe shqiptarët po hyjnë në një etapë historike të bashkimit të tyre me Evropën; mos mendoni se nuk do sulmohemi. Në fakt sot ka dy shtete shqiptarë në Ballkan, dhe 8 milionë shqiptarë janë të vetëdijshëm për kohën që po vjen në favor të tyre; por ne ndërkaq po i shohim sesi janë hedhur në sulm kundërshtarët tanë historikë. E dini që Greqia është shtet dy popujsh: shqiptarë dhe grekë? E dini që Maqedonia është shtet dy popujsh: sllavë dhe shqiptarë? E dini që Mali i Zi është një shtet dy popujsh: sllavë dhe shqiptarë? E dini që shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë janë shkruar sllavë ashtu sikurse arvanitasit shqiptare të Greqisë që jane deklaruar grekë në Greqi? E dini që në Turqi ka rreth dhjetë milionë shqiptarë që nuk lejohen të mësojnë shqip? E dini që shqiptarët e Turqisë janë dëbuar me dhunë nga Ballkani, domethënë nga Iliria?
A e shihni sesi ka rrjedhur historia jonë, e ne rrimë këtu e u bëjmë temena pushtetarëve tane që kanë shitur interesat tonë për të vënë në favor të tyre para të pista?
Kjo ka ndodhur se shteti shqiptar nuk ka qenë me personalitet, sepse pushtetarët e korruptuar na i kanë imponuar këta që kemi rrotull e që i kanë formuar shtetet e tyre me shqiptarë që nuk i kanë lënë të deklarohen.
Ngritja e aleancës me Amerikën në një nivel të ri aktual, dhe përfundimi i Reformës Perëndimore në Shqipëri, do t’i japë fund dobësisë sonë. Pse, si mendoni ju, politika amerikane, kur vendosi të bombardonte Beogradin për Kosovën, nuk i dinte të gjitha këto? Nuk e dinte Uashingtoni se po formonte dy shtete shqiptarë në Ballkan, kur fqinjët tanë kanë dashur të fshinin nga harta dhe vetë Shqipërinë?
Personaliteti i shtetit shqiptar do ngrihet shpejt mbi vlerat e veta, ashtu siç i shpreha me lart, menjëherë sapo të vendoset moraliteti në Shqipërinë e reformuar. Sot, kur interesi amerikan në Ballkan dhe interesi shqiptar po aty, u puqën në histori, gjithçka do të ecë drejt suksesit dhe personalitetit të shtetit shqiptar. Të gjithë dëmet historike të Shqipërisë kanë ardhur nga të korruptuarit që kanë drejtuar shtetin shqiptar. Janë shumë në 100 vjet. Por ne do shohim të eliminohen e të dalin nga skena politike e drejtimit, këta të sotmit, që nuk kanë bërë kundër shqiptarëve më pak nga ata që kanë vdekur në këta 100 vjet.

Next Post

Raporti / Shqipëria e ekspozuar ndaj krimit, renditet e 57-a

Comments 1

  1. art says:
    10 years ago

    Ruset bene film per Skenderbeun,dhe At Fishten e vrane 2 here me doren e komunistave.
    Po filmi “Operacioni i Zjarrit” ,nje operacion jugosllav kunder Malesise!

    Serbet dhe Greket jane kubder cdo Shqiptari,pa dallim feje,krahine apo ideje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

March 3, 2026
Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In