• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Shqipëri mbërrijnë 1170 dozat e para nga Pfizer”/ DW: Ja kur pritet të vaksinohet e gjithë popullsia

by Java News
02/02/2021 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksinat e Pfizer po mbahen në frigoriferë në – 80 gradë Celsius për t’u përdorur menjëherë të martën. Ndërkohë situata e Coronës rëndohet, Shqipëria shënon më shumë raste të reja infektimesh dhe viktimash në ditë.

Në Institutin e Shëndetit Publik, në Tiranë, mbërritën të hënën në mbrëmje, (01,02) nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 1 mijë e 170 vaksina e para anti Covid -19 të kompanisë Pfizer, (BioNTech-Pfizer) Autoritetet shëndetësore thanë për DW se vaksinat po mbahen në frigoriferë, në – 80 gradë Celsius për t’i përdorur menjëherë të martën, (02.02) për vaksinimin e 50 mjekëve dhe infemierëve, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, muajin e kaluar  tre javë më parë. Pjesa tjetër e vaksinave të sapo mbërritura do të përdoret për personelin mjeko-sanitar dhe për moshat më të rrezikuara nga infektimi me virusin vdekje prurës.

Shqipëria ka një kontratë individuale me kompaninë farmaceutike BioNTech-Pfizer për një sasi të parë prej 10 mijë e 750 dozash vaksine anti- Covid deri në fund të këtij muaji. “Zotimi nga Pfizer është që brenda në fund të muajit shkurt  të mbërrijnë në Shqipëri  të gjitha dozat, për të cilat kompania është angazhuar: 10 mijë e 750 apo 41 mijë ” tha kryeministri Rama në një konferencë për shtyp në aeroport të hënën, ku ai vetë priti mbërritjen e vaksinave.

Me vaksinat e sapombërritura do të vaksinohen edhe 50 mjekë të Spitalit Covid të Prishtinës, që janë ftuar të vijnë në Shqipëri për të bërë dy dozat e duhura për shkak të rregullave strikte dhe kufizimeve të forta që kompania Pfizer ka vendosur duke bërë të pamundur dhurimin e vaksinave Kosovës.

Vaksinim i gjithë popullsisë brenda Prillit 2022

Kryeministri Rama theksoi të hënën, se “Shqipëria është shumë afër përfundimit të kontratës me kompaninë AstraZeneca për të patur dozat e vaksinës anti-Covid për të kryer vaksinimin brenda 14 muajve të të gjithë atyre që duhet të vaksinohen apo atyre që dëshirojnë. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri për muajt mars, prill, qershor të këtij viti. Kemi filluar vaksinimin me doza që kanë ardhur dhuratë nga një vend mik i BE-së, emrin e të cilit ende nuk mund t’ua komunikojë, ndërkohë që kemi kontratën e drejtpërdrejtë me Pfizer”, theksoi kryemnistri Rama.

Ai tha që Shqipëria nuk është mbështetur vetëm tek dy kompanitë  Pfizer dhe COVAX apo BE por po “ndërvepron intensivisht edhe me 4 shtete brenda dhe jashtë BE” për të garantuar vaksinimin anti-Covid. Nga COVAX nuk ka ende asnjë  gjë në horizont.”

Rëndohet situata: më shumë të infektuar dhe viktima në ditë

Sasia e parë prej1 mijë e 170 vaksina anti-Covid 19  nga kompania BioNTech-Pfizer mbërrin në Shqipëri në kohën kur grafiku i rasteve të reja të infektuara me virusin Corona dhe i viktimave në ditë po shënon rekorde të reja. Në 24 orët e fundit rastet e reja arritën në 865 të indektuar me një shtrirje në të gjithë vendin dhe 13 viktima, që kanë arritur në total në 1393, që nga prekja e  Shqipërisë nga pandemia në mars të vitit të kaluar.

Në Shqipëri situata po rëndohet nga rritja e shkallës së infektimit me 2,2 % më shumë në dy javët e fundit. Të shtunën e kaluar, (30.01) u arrit rekordi prej 901 rastesh të reja në ditë.  Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, rritja e numrit të infektimeve ka ardhur nga mosrespektimi i masave si mbajtja e maskave dhe distancimi fizik, sidomos gjatë periudhës së festave të fund vitit të 2020-ës dhe në javët e para të këtij viti.  Autoritetet shëndetësore deklarojnë që situata është nën kontroll megjithë shtimin e rasteve të reja dhe të shtrimeve në spitalet anti-Covid të vendit./DW

g.kosovari

Next Post
Arrestohet në Londër bosi i trafikut ndërkombëtar të drogës/ Shqiptari ishte pronar i një kafeneje

Arrestohet në Londër bosi i trafikut ndërkombëtar të drogës/ Shqiptari ishte pronar i një kafeneje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In