• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shqipëri jetojnë e punojnë 13 mijë shtetas të huaj, ja kush kryeson

by Java News
22/08/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në 2017, rezultoi 12.906 banorë, duke shënuar rritje me 3,1 %, krahasuar me 2016, sipas një raporti të fundit të INSTAT.

Gjatë 2017, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.395 meshkuj, duke shënuar rritje me 0,9 % krahasuar me 2016, dhe 4.511 femra duke shënuar rritje me 7,5 % krahasuar me 2016.

Gjatë 2017, të huajt me origjinë nga Europa janë 7.637 dhe përbëjnë 59,2 % të të huajve gjithsej kundrejt 66,5 % që përbënin në 2016.

Të huajt për arsye punësimi, në vitin 2017, janë 6.334, dhe përbëjnë 49,1 % të të huajve gjithsej kundrejt 50,0 % që përbënin në 2016.

Të huajt e parregullt, të evidentuar në 2017, janë 1.049 persona, duke pësuar rritje me 14,6 %, krahasuar me vitin 2016.

Të huajt e parregullt të evidentuar në 2017 vijnë kryesisht nga vende si Siria, Algjeria dhe Libia.

Azilkërkuesit në Shqipëri, në 2017, janë 309 persona, duke shënuar rritje me 28,8 %, krahasuar me vitin 2016.

Në 2017, rezultojnë 316 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 12,5 %, krahasuar me vitin 2016.

Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 32,9 %, krahasuar me vitin 2016.

Të huajt në Shqipëri

Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2017, përbën rreth 0,4 % të popullsisë rezidente. Gjatë 2017, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.395 meshkuj dhe 4.511 femra. Meshkujt zënë 65,0 % në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Piramida e të huajve rezidentë në Shqipëri pasqyron qartë një disbalancë gjinore, dhe femrat kanë një moshë relativisht më të re se meshkut.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2017, është 9.027 aplikime, duke shënuar rritje me 3,9 %, krahasuar me vitin 2016. Aplikimet më të shumta sipas vendit të origjinës janë nga Irani, Italia, Kosova dhe Turqia, të cilët së bashku përbëjnë 61,8 % të aplikimeve gjithsej në 2017.

Sipas tabelave të INSTAT kishte rreth 1963 kërkesa për leje qëndrimi nga Irani në 2017-n, ose 22% e aplikimeve në total. Në krahasim me një vit më parë ka 232 kërkesa më pak nga iranianët.

Në vend të dytë ishin kërkesat për leje qëndrimi nga Italia, me 1779 të tillla dhe më pas vazhdon Kosova me 978 dhe Turqia me 863.

Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve

Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri sipas vendit të origjinës në 2017, kryesohen nga vendet e Europës, të cilët zënë 59,2 % të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Europa janë 7.637, duke shënuar rënie me 8,3 %, krahasuar me 2016. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.618, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me 2016. Të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania janë 1.651, duke pësuar rritje me 73,6 %, krahasuar me 2016.

Të huajt në Shqipëri sipas arsyes

Në vitin 2017, sipas arsyes, të huajt që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 49,1 % të të huajve gjithsej, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 23,1 %, aplikimet për qëllime humanitare me 18,4 %, aplikimet për studime me 5,1 % dhe aplikime për arsye të tjera me 4,3 %.

Të huajt e parregullt

Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm rezultojnë 1.049 persona në 2017, duke pësuar rritje me 14,6 %, krahasuar me vitin 2016.

Të huajt e parregullt të evidentuar në 2017 vijnë kryesisht nga vende si Siria, Algjeria dhe Libia.

Azilkërkuesit në Shqipëri

Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 309 persona në 2017, me rritje prej 28,8 %, krahasuar me 2016.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve në Shqipëri, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, 111 azilkërkues, me origjinë nga Algjeria, 61 azilkërkues dhe nga Afganistani, 29 azilkërkues për 2017.

Marrja dhe lënia e shtetësisë Shqiptare

Në 2017, rezultojnë 316 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 12,5 %, krahasuar me vitin 2016. Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 32,9 %, krahasuar me vitin 2016./a.ç

   

Next Post
Tatimet penalizojnë në kulmin e sezonit 11 hotele në Jug të vendit

Turizmi, shqiptarët “preferojnë”...Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

December 22, 2025
Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

December 22, 2025
Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

December 22, 2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

December 22, 2025
“Sulmonin Berishën krah “Merimangës së Zezë!”/ Adriana Kalaja: Brenda PD kemi shumë tradhtarë, që u bënë deputetë

“Të qendrojmë në shesh deri sa të largohet Rama”, Kalaja: Drejtuesja e organizatës është e shoqja…

December 22, 2025
Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

December 22, 2025
“Partizani”, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka asnjë fakt dhe nuk ka sjellë asnjë provë

“Partizani”, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka asnjë fakt dhe nuk ka sjellë asnjë provë

December 22, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

Si do modernizohet bujqësia? Rama: Do bëjmë regjistrin e fermave e kafshëve, fatkeqësi nëse…

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In