• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shqipëri do ketë gjithnjë e më pak votues!

by Ben Andoni
02/05/2019 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej vitesh palët ose më mirë dy partitë kryesore në vend kanë ngritur dy kështjella politike, ku asnjë nga partitë më të vogla nuk mund të afrohet. Nëse ndonjëra prej tyre tenton dhe ngre një muranë, të paktën në ëndërr për të bërë një fortesë, ajo do të rrëzohet nga hija e frikshme e këtyre dy kështjellave, që veçse ‘lartësohen dhe forcohen’. Kjo mund të jetë në anën metaforike, porse në të vërtetë të dy partitë kanë kohë që lëshojnë. Në të vërtetë në dukje hija e tyre është e madhe, pasi përditë ato po rrënohen, pasi nuk mjafton të ngresh mur, por edhe duhet ta mbash atë.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste me modelet e tyre kanë zbehur dëshirën dhe besimin në demokracinë shqiptare. Veç drejtimit kaotik të vendit dhe rrënimit që po i bëjnë në çdo hap, duhet të kujtojmë se si në kohën kur drejton njëra palë dhe ndodh që Shqipëria i afrohet anëtarësimit ose ndonjë procesi të rëndësishëm, atëherë është pala tjetër që do tundi dheun për të rrëzuar gjithçka dhe për të filluar nga fillimi. Qysh më ’96 Shqipëria i afrohet hapjes së Negociatave, por po kaq herë është rrëzuar. Shpesh, edhe vetë zyrtarët e huaj që e monitorojnë Shqipërinë çuditen për zellin tonë për të shkatërruar. Në pak vende, ka politikanë, si ata që qeverisin tani dhe që janë në opozitë tek ne, që gëzohen me dështimin e vendit. Të mendosh shumë syresh, kanë qenë pjesë e kësaj apo asaj qeverie!!!

Kurse çdo certifikim që i është bërë demokracisë shqiptare (lexo popullit shqiptar) është festuar nga Partitë si fitore partiake, ku militantët e mbështjellë me flamujt e partive dhe ndonjë tek-tuk me flamurin kombëtar ka trumbetuar suksesin (lexo fitoren e liderit). Sot, e kësaj dite anëtarësimi në NATO dhe legalizimi i vizave merret si fitore e Berishës dhe përdoret si e tillë dhe jo me emrin e vërtetë: Konjukturë gjeostrategjike dhe ndihmë për popullin shqiptar.

Shqipëria e këtij realiteti po bjerret nga dita në ditë dhe me gjasa do të vazhdojë të bjerret prej këtij realiteti fiktiv, ku palët politike zihen dhe zihen, ndërsa vendi vazhdon të grihnohet prej njerëzve që nuk besojnë dhe atyre që po përgatiten ta braktisin. Ne nuk respektojmë institucionin e presidentit sepse ky i fundit jo rrallë herë bëhet palë, ne nuk respektojmë reforma sepse shpesh ato nuk na përshtaten, ne nuk duam ndryshimin sepse jemi thjesht robër të meskinitetit tonë, ne duam Republikë të re të amnistojmë llumin që kemi bërë deri tani dhe të shpëtojmë këta politikanë të cilët drejtojnë pa skrupuj. Së fundi, ne nuk jetojmë dot pa këtë amulli që na ka shoqëruar qëkur Evropa mendoi të kishim shtetin tonë të pavarur. Ndaj, shqiptarët që u janë hapur sytë në këto tre dekada do votojnë gjithnjë e më pak për këtë amulli. (Javanews)

Next Post
Anulohen 709 fluturime, greva e pilotëve prek 54 mijë pasagjerë

Anulohen 709 fluturime, greva e pilotëve prek 54 mijë pasagjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In