• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në shqip është deklaratë e Ramës”/ Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë!

by
21/02/2022 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur këtë pasdite ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila pyeti kandidatët e Berishës se çfarë u ofrojnë votuesve në një kohë kur sponsori i tyre është non grata. Berisha thekson se reagimi i Yuri Kim sot është përkthim nga shqipja në anglisht e deklaratave të Edi Ramës. Berisha tha nga Shkozeti, se Yuri Kim përfaqëson mafien e George Soros.

“Deklarata sot e gurventaores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kërkund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar. Më thotë Sali është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është deklaratë e Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste. E gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si gurvenatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale. Këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros. Një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët. Këtë nuk do e realizojë. Ne do ecim të vendosur të votojmë të lirë dhe të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë brenda partisë ata që duam. Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë.”-tha Berisha.

Gjatë takimit me demokratët e Shkozetit, ku shoqërohej nga kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Ardian Muka, Berisha deklaroi se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, për t’i thënë ndal rrokullisjes së frikshme të Shqipërisë, nga një regjim që çdo gjë e bën për pasurimin e tij. Berisha theksoi se Edi Rama dhe ministrat e tij nuk dua t’ia dinë për interesat e qytetarëve, por të vetëm pasurohen për vete.

“Regjimi nuk përfill asnjë interes, asnjë nevojë të qytetarëve, i cili vetëm në një aferë ka fituar 430 milionë euro, kjo është afera e djegësve që sot kërkon të përvetësojë rreth 4 miliardë euro truall me 2 mijë euro metrin katror në Portin e Durrësit. Një regjim i cili po e spastron Shqipërinë nga rinia. Kudo që shkon, dëgjon sirenat e mjerimit të varfërisë, shkretimit të vendit. Kjo për faktin e vetëm se Edi Rama dhe ministrat e tij, kanë vetëm qëllim të pasurohen vetë.”-tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha tha se Emiriana Sako, kandidatja e PS për Bashkinë Durrës, ka bërë gabim që ka nisur garën në këto zgjedhje, pasi sipas ish-kryeministrit ajo ka disa hesape morale për të larë me firmat që ka vendosur si kryeeksperte për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019, që më pas u shembën nga ai i datës 26 nëntor. Ndër të tjera Berisha deklaroi se Sako ka abuzuar me taksat e qytetarëve me inceneratorët.

“Janë ato ndërtesa që kanë firmën e saj, të cilat morën jetë njerëzish. Kjo dosje është në prokurori. Prokuroria e Edi Ramës edhe mund ta mbyllë atë, por shpirtrat e atyre që s’janë më bëjnë thirrje për drejtësi dhe nuk gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan, që u treguan të papërgjegjshëm nuk vendosen përpara ligjit. Shumë e shumë zonja të tjera të PS kishin të drejtë dhe mund të kërkonin votën, kurse ajo s’ka asnjë të drejtë. Zonja Sako këto dy vite që drejton bashkinë, ju jeni dëshmitarë që në televizione janë dhënë kronika, ku qytetarët denoncojnë padrejtësitë e saj. Mosdhënien e granteve e ndihmave sipas përkatësisë partiake. Ka shkelur ligjet e vendit për ndihmat e tërmetit. Së fundmi Sako del direkt e implikuar në aferën e djegësave, nga taksat tuaja ka vendosur 10 milionë në atë aferë, përveç kësaj, edhe pas shpërthimit të skandalit të inceneratorëve, dy javë më parë ka disbursuar 200 mijë euro për banditët e kësaj afere.”-tha Berisha.

Ish-kryeministri kishte një koment edhe për kandidatin e PD për Durrësin, Luan Hotin, duke i thënë se është monopolist i Edi Ramës.

“Kemi 8 vite që luftojmë monopolin, këtu na del Luani me monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin. Luan, ti nuk ke, je shumë më afër me Vilma Nushin, ndrikull Nushin se sa çdo qytetar tjetër të Durrësit, socialist apo demokrat. Monopoli është i ndaluar me ligj, monopoli është antikonkurrencë. Ka filluar një tronditje e madhe për Durrësin. E kanë kuptuar se e kanë davanë e humbur. Ju them të bëni durim. 6 marsi është fitorja e sigurt dhe fillimi i kthesës së madhe për Durrësin dhe Shqipërinë. Tronditje e madhe në katër anët.”-tha Berisha.

/b.h

Next Post
“Mercenarët nga Shqipëria e Kosova po dërgohen në Ukrainë”/ Reagon Putin, dërgon këshilltarin për Sigurinë në Beograd

“Mercenarët nga Shqipëria e Kosova po dërgohen në Ukrainë”/ Reagon Putin, dërgon këshilltarin për Sigurinë në Beograd

Comments 1

  1. Lek says:
    4 years ago

    30 vjet vetem genjeshtra dhe mashtrime

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In