• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me ne, Shoqëria bëhet edhe më e mirë…

by Java News
30/05/2017 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Olta VELI (Fotoreportazh)

Në Ditën Kombëtare të Jetimëve 

20 Maji, është Dita Kombëtare e Jetimëve, një inisiativë personale e kahershme e  z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.  Ai synon ta propozojë dhe ta ratifikojë këtë nismë në parlamentet e vëndeve të rajonit si Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, etj, me qëllimin përfundimtar drejt Brukselit, në Parlamentin Evropian, për ti propozuar OKB – së që ta shpall këtë Ditë – Kujtese, si Dita Botërore e Jetimëve në mbarë globin.  

Ishte një  ditë krejt e veçantë 20 Maji i këtij viti. Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, nën kujdesin dhe organizimin e z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, u ndodhën në Prishtinë fëmijë jetimë nga Shqipëria dhe Kosova, të shoqëruar nga mësues dhe drejtues të qendrave të ndrshme për t’u takuar me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte nisma e marrë nga ky Institut për të kremtuar së bashku një datë të përbashkët për fëmijët jetimë të Shqipërisë dhe Kosovës, që Dita e 20 Majit të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës si datë përkujtimore në mbrojtje të interesave të jetimëve të këtyre dy shteteve.

Me synimin e vetëm për të sensibilizuar parlamentarët dhe qeveritë e dy vendeve tona, soqërinë në përgjithësi dhe resurset sociale, për të menduar seriozisht e fuqimisht në të gjitha aspektet e veprimtarisë që synojnë trajtimin sa më të mirë dhe integrimin e kësaj pjese delikate dhe të konsiderueshme në nevojë, që i përket gjithë shoqërisë.

Ndalesa e parë ishte në Ministrinë e Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës, ku u njohëm me ecurinë e punës mësimore në Kosovë dhe përkrahjen që ju bën shteti fëmijëve jetimë në Kosovë. Atje shkëmbyem eksperienca dypalëshe,  reciproke dhe integruese për këta fëmijë.

Shumë emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit ishte kur fëmijët jetimë, të gjithë sa bashku nga Shqipëria dhe Kosova, u bashkuan dhe u futën në sallën e Parlamentit të Kosovës. U ulën të gjithë në ndenjëset e deputetëve, ku në bazë të një skenari të bukurndërtuar zhvilluan edhe një seancë parlamentare. Nëpërmjet fjalës që mbajtën si deputetë të improvizuar, fëmijët jetimë me tënjëjtin uniforme, bluza të bardha ku spikaste slogan e veprimtarisë “Me ne, shoqëria bëhet edhe më e mire”, ata shprehën kërkesat, propozimet dhe idetë e tyre, për të patur mbështetjen e plotë nga institucionet, dhe për të bërë realitet ëndrrat e tyre.

E rëndësishme ishte që pikërisht aty, në parlamentin e fëmijëve, gjeti mbështetje nisma e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë për të fiksuar si datë e përbashkët për fëmijët jetimë të dy vëndeve tona, që 20 Maji të jetë një ditë kujtese dhe apeli per jetimët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Pasi fëmijët diskutuan me shumë kulturë dhe qytetari, duke treguar  një nivel të lartë të debatit ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim tek të rriturit, në fund të kësaj seance,  përshëndeti dhe siguroi mbështetjen vet Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Prof. Dr Arsim Bajrami. Shumë e ngrohtë, emocionale dhe miqësore ishte edhe fjala përshëndetëse e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë të Shqipërisë z. Ilir Çumanit, i cili është ideatori dhe nismëtari që jetësoi para 15 viteve që 20 Maji, të vendosej në Shqipëri si  “Dita Kombëtare e Jetimëve”. Në këtë ceremoni, mjaft domëthënëse ishte pjesëmarrja dhe fjala përshëndetëse e Kryegjyshit të Kryegjyshatës Botërore të Bektashijnve, Hirësia e Tij, Dede Edmond Brahimaj, i cili me fjalë prekëse dhe atërore apeloi qeveritë e dy vëndeve tona, për të rritur vëmëndjen dhe kujdesin për këtë kategori të dobët të shoqërisë, siç janë jetimët.

Ishte një emocion i veçantë dhe i paharruar për secilin prej fëmijëve, që do ta mbajnë në kujtesë gjatë këtë seancë parlamentare, me praninë dhe fjalën e tyre.

Kjo nismë duhet të vazhdojë si një traditë e bukur për të bërë sa më të ndjeshme dhe të interesuara të gjitha institucionet, shtetin dhe çdo anëtar të shoqërisë, të dy vendeve, me synimin për të patur gjithmonë vëmendjen, duke e konsideruar ndihmën ndaj fëmijëve, jo vetëm si institucion bamirësie, por së pari  për  ti mbrojtur e ndihmuar përmes ndihmës së shtetit, për t’i integruar sa më mirë në shoqërinë shqiptare, për të mos u prekur nga cenet dhe plagët e sotme sociale, sepse këtë shtresë të brezit të ri mund t’a vrasin më rëndë.

Thelbësore është ndihma sa më e madhe e personaliteteteve të shquara të vendeve tona, e njerëzve pasionantë që nuk kursejnë asgjë për jetimët.

Një atmosferë tepër e ngrohtë dhe vëllazërore u krijua në sallën e Kuqe të aktiviteteve që pasuan për tre ditë radhazi në Pallatin e Rinisë të Prishtinës, veçanërisht kur fëmijët pasi dolën nga salla e parlamentit, ditën e nesërme ata organizuan të Parën Olimpiadë Ndërkombëtare mes fëmijëve jetimë të Shqipërisë dhe Kosovës.  Të gjithë së bashku morën pjesë në një olimpiadë, ku u përballën dhe shpalosën njohuritë, dijet, vlerat e tyre në fusha të ndryshme si në krijimtari,  interpretim, pikturë, këngë, valle, balet etj. Ajo që ra në sy dhe spikati,  ishte përgatitja me nivel të lartë në konkursin në degët e historisë gjeografisë, të drejtat e fëmijëve, organizatat ndërkombëtare etj. Në këtë aktivitet u ndanë çmime, u bënë vlerësime, u duartrokitën dhe gjithçka shkoi bukur, hijshëm e plot dashuri.

Me siguri, nga këta fëmijë që morrën pjesë në këtë veprimtari të 20 majit, “Ditës Kombëtare të Jetimëve”, por dhe nga bashkëmoshatarët e tyre do të lindin pse jo mjekë, për një vend të shëndetshëm, inxhinierë, për një vend të bukur e të pastër, sportistë të cilët do të n’a bëjnë të ndihemi krenarë në botë dhe pse jo edhe politikanë, të cilët do t’a bëjnë edhe më mirë Kosovën dhe Shqipërinë, si dy vende dinjitoze me standarte evropiane, me shpresën për një të ardhme më të sigurt dhe më të bukur./a.ç

 

 

 

 

 

Next Post
Nisma e BE, internet “wireless” falas në çdo fshat të Unionit

Nisma e BE, internet “wireless” falas në çdo fshat të Unionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In