• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në shkolla, duhet forcuar rregullorja e brendshme

by Artur Ajazi
01/04/2022 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Rasti më i fundit në Lushnje, ku një drejtor shkolle (nuk dihet se si ka arritur deri në atë post) ngacmoi seksualisht një nxënëse 15 vjeçare, natyrisht përbën skandal. Dhe të tilla kemi patur shpesh vitet e fundit, duke mos u thelluar ndoshta aq sa duhet në shkakun kryesor të këtyre ngjarjeve. Nuk mohoj, se edhe në sistemin e kaluar, kishte boll raste të tilla, dhe mësuesi apo drejtuesi shkollës kur zbulohej dhe denoncohej, merrte dënim shembullor.

Por më kryesorja e gjithçka ndodh sot në shkollat tona, mbetet mungesa e disiplinës, stepja e mësuesit para nxënësit rrebel, para nxënësit që nuk mëson, që mbush numrin e mungesave  dhe nuk përjashtohet, apo kur nxënësi merr gjithë vitin shkollor notën 4, dhe në fund të vitit, ai duhet të kalojë klasën.Shkollat tona, po përballen akoma me një trashëgimi të fenomeneve të së shkuarës, të cilat duhet me urgjencë, ti riparojmë sa nuk është vonë. Nuk ka rëndësi rritja e përqindjeve të kalueshmërisë në fund të vitit shkollor, por rritja e cilësisë, nuk ka rëndësi bilanci  dhe statistikat në letra që kërkon dikasteri, por ajo ç’ka është arritur nga mësuesi në punën e gjithë vitit shkollor me shumicën e nxënësve në klasa.

Nisma të tilla si “Stop dhunës, stop bullizmit” i bëjnë mirë jetës shkollore,  marrëdhënies mësues-nxënës, lehtësojnë procesin e mësimdhënies, rrisin cilësinë, dhe ruajnë qetësinë e dëshiruar në klasa dhe shkolla. Por shpesh nuk ndodh kjo. Kryesisht në shkollat e sistemit 9 vjeçar, ka patur dhe ka shkrehje të  disiplinës nga nxënësit, ashtu siç ka mungesë të aftësive nga mësuesit e rinj dhe drejtorët e shkollave. Kjo ndoshta duhet kërkuar tek universitetet, tek fakultetet që pergatisin mësuesit e rinj  të lëndëve të ndryshme. Si gazetar, më është dashur të arkivoj informacione të bollshme lidhur me raste flagrante të mungesës së hershme dhe të tanishme të disiplinës në shkolla. Nga mësues, drejtues, prindër dhe nxënës, kam patur sinjalizime, deponime me fakte konkrete të rasteve të sjelljeve rrugaçaske në ambientet e shkollave.

Në ballafaqimet e palëve, kam konstatuar se mungesa e punës profesionale, kryesisht nga ana e mësuesve të rinj, dhe  shpërqëndrimi  i pajustifikuar i elementëve rrebelë në klasat kryesisht të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta, ka krijuar skena të dhunshme, ka prishur orë mësimi, dhe pamundësi të drejtuesve në shkolla për të parandaluar dhe ndëshkuar autorët. Mos harrojmë se në shkolla na janë rrahur dhe plagosur  nxënës vite më parë, dhe mësuesit dhe drejtuesit e tyre, nuk kanë patur asnjë hapësirë ligjore të ndëshkojnë nxënësit e padisiplinuar. Në shkollat tona nuk duhet të ekzistojë mendimi  nga nxënësit, se “shkojmë sa për kaluar klasën, edhe pse bëjmë mungesa gjatë procesit mësimor, edhe pse prishim orët e mësimit, edhe pse ofendojmë mësuesin, klasën e kalojmë”.

Eshtë e vërtetë, që  sistemi arsimor ka pësuar ndryshime rradikale dhe reforma cilësore në dekadën e fundit, por kjo duhet shoqëruar edhe me vendosjen  e “sanksioneve” të rrepta ndaj elementëve (nxënësve) negativë, që shpalosin sjellje të pahijshme që dëmtojnë  procesin mësimor dhe imazhin  e shkollave tona. Nuk mundet që shkolla të krijojë  shpërqëndrim tek shumica, sepse  dy, ose dhe më shumë  nxënës që sillen si huliganë, edhe pse janë identifikuar si të tillë, patjetër duhen mbajtur në klasa, duhen mbushur me nota kaluese, dhe nuk u duhet thënë “një fjalë  qortuese” sepse ankohen në DAR-e. Kjo praktikë duhet  të marrë  fund, në rast se duam të rikthejmë shkollat në binarët e duhur.

Një punë e madhe dhe e lavdërueshme, është bërë në vitet e fundit nga Ministria e Arsimit, lidhur me masat parandaluese për shfaqjen e fenomeneve të tilla, (duke përshëndetur edhe nismën e  fundit  të vlerësimit psiko-social për mësuesit) por mendoj se forcimi i rregullores së brëndshme dhe rolit të mësuesit (si kudo në shkollat publike në Europë) mbetet kyçi i sukseseve, dhe eleminimi i rasteve  sporadike të shfaqjes së dhunës  në shkollat tona.

Next Post
“Lironi të arrestuarit!”/ Meta nxjerr videon nga protesta dhe apelon: Njerëzit meritojnë përulësi nga klasa politike

"Të ndalim shpopullimin duke..."/ Meta: 77% e të rinjve duan të ikin për shkak të rrogave të ulta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In