Palestra e një shkolle në Shkodër është dëmtuar nga pesha e dëborës. Fatmirësisht, shembja e çatisë së palestrës së shkollës “Branko Kadia” nuk u shndërrua në një tragjedi për shkak se ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Edhe pse reshje dëbore në Shkodër nuk ka më, në qytet pasojat e tyre ndihen në trotuare ku shumë qytetarë kanë rrëshqitur dhe janë drejtuar urgjencës së qytetit si pasojë e frakturave. Ndërkohë, fshatrat Shalë, Shosh dhe Shllak mbeten të bllokuara. Po ashtu edhe rruga në drejtim të Thethit në Qafën e Thores, ku trashësia e dëborës e kalon 1 metër e gjysmë.
Me ngricat po përballen edhe banorët e Bulqizës. Qytetarët kërkojnë që të hidhet kripë. Mes këtyre ngricave, dhjetra nxënës kanë udhëtuar me këmbë për në shkollë./a.meta