“Armatoset Haradinaj, video tronditëse po përhapet në Internet!”
Me këtë titull është hapur media serbe “Alo!”, e cila pretendon se Haradinaj ka qenë i armatosur teksa ka vizituar krahinën e Shalës, në kufi me Serbinë.
Një ditë më parë, ish-kryeministri i Kosovës, publikoi një video në rrjete sociale, ku shihej i veshur i gjithi me të zeza, nga veshja tek syzet e kapuçi.
Haradinaj në video, e cilësoi zonën si më të bukurën e Kosovës, ndërsa shtoi, se pak më tutje janë dhe disa fshatra të banuara nga serbët.
Por kjo shëtitje e ish-kryeministrit, nuk është parë me sy të mirë nga mediat serbe, që siç duket e kanë marrë videon në formën e një “kërcënimi”./m.j