• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Në Serbi gjenden 110 prona të Kosovës

by Aalison Pearse Stevens
12/08/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e Kosovës iu kanë kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka përsëritur se disa prona të cilat gjenden në Kosovë, përfshi edhe ato që njihen si gjigantë të ekonomisë kosovare, janë prona të Serbisë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë ritheksuar se çdo pronë që është në territorin e Kosovës është e Republikës së Kosovës dhe se nuk i takon dhe as nuk do t’i takojë Serbisë.

Aleksandër Vuçiç, gjatë paraqitjes së programit të tij për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ditë më parë ka deklaruar se mbrojtja e pasurisë së serbëve në Kosovë do të jetë në krye të prioriteteve të Qeverisë së Serbisë.

“Kemi luftuar gjithë kohën dhe do të luftojmë për Trepçën, Gazivodën, për infrastrukturën në Brezovicë, edhe pse e dini se si jemi ballafaquar me privatizimet e paligjshme dhe me tjetërsim të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, ka thënë Vuçiç.

Në lidhje me këto pretendime, Sokol Havolli, shef i kabinetit në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se deklaratat e kryeministrit të Serbisë janë të kota.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Havolli thotë se gjithçka që është pronë e Kosovës, qoftë publike, shoqërore apo private, do të mbetet e statutit të tillë, ashtu siç është paraparë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Në këtë drejtim, as Trepça, as Gazivoda, e asnjë pronë tjetër që gjendet në territorin e Kosovës nuk do t’i takojë askujt tjetër përveç Kosovës, qytetarëve të saj dhe institucioneve të Kosovës. Këto deklarata të kryeministrit Vuçiç janë disa deklarata të kota që bëhen për konsum të brendshëm në ambientet e tyre”, thekson Havolli.

Ai shton se për institucionet e Kosovës është më rëndësi të respektohet Kushtetuta, të respektohen ligjet e Kosovës, si dhe të sigurohen plane zhvillimore për të gjitha këto asete, të cilat janë strategjike për ekonominë e vendit.

Sidoqoftë, Serbia vazhdimisht ka pretenduar në pronat të cilat gjenden në Kosovë. Së fundi, ka qenë rasti i kompleksit turistik Brezovica, i cili thuhet se ka dështuar pikërisht për shkak të një letre që Qeveria e Serbisë iu kishte dërguar investitorëve për të mos hyrë në procesin e koncesionimit të këtij projekti.

 

Dështimi i dhënies me koncesion të kompleksit turistik Brezovica ishte konsideruar nga ekspertët e ekonomisë humbje jashtëzakonisht e madhe për ekonominë e Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, pati deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Serbia mund ta ketë penguar këtë proces, por që nuk kishte pasur rol vendimtar.

“Ka pasur tentativa gjatë gjithë procesit që Serbia të ngadalësojë qoftë agjendën ekonomike, qoftë atë të integrimit evropian të Kosovës, apo anëtarësimin në mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë”.

“Në rastin e Brezovicës ka pasur tentativa, ka pasur edhe një letër që iu është dërguar investitorëve potencial, por nuk besoj që ka pasur rol vendimtar. Ne si institucione dëshirojmë të punojmë me investitorë të cilat e njohin sovranitetin e këtij vendi, të cilët janë në gjendje të vijnë dhe të punojnë sipas Kushtetutës së këtij vendi”, kishte thënë Bajrami.

Ndërkohë, edhe ministrja Bajrami kishte theksuar se Serbia nuk e ka asnjë të drejtë legjitime mbi asetet që gjenden në territorin e Kosovës

Derisa kryeministri i Serbisë pretendon se disa nga asetet e Kosovës i takojnë Serbisë, Kosova zyrtarisht ka prona të ndërmarrjeve shoqërore në Serbi.

Sipas një dokumenti të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, figuron se vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore. Në bazë të dokumentit të kësaj agjencie, shumica e pronave janë lokale dhe zyra.

Lidhur me zgjidhjen e problemit të pronave që gjenden jashtë territorit të Kosovës, ekspertë për çështje ekonomike vazhdimisht kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës që ta zgjidhin këtë çështje. (b.an)

Next Post

Taksa e Rrugës së Kombit, kuksianët bllokojnë qarkullimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tri fjalë që pengojnë demokracinë

Morali i Blendit që prodhon burg pa gjykim

December 19, 2025
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

December 19, 2025
Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

December 19, 2025
“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

December 19, 2025
Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

December 19, 2025
10 mijë euro kompjuter për Giorgia Melonin… po kush po ia dhuron?

10 mijë euro kompjuter për Giorgia Melonin… po kush po ia dhuron?

December 19, 2025
Policia operacion kundër mjeteve prioteknike, sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë në Fier, procedohen 3 pronarë dyqanesh

Arrestohen tre pronarë marketesh për tregtim fishekzjarresh. Policia: Mos përdorni lëndë piroteknike!

December 19, 2025
Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

December 19, 2025
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

December 19, 2025
Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In