Një 39-vjeçar nga Shqipëria ka humbur gjurmët në Greqi që nga shkurti i këtij viti dhe ende nuk ka asnjë shenjë. Bëhet fjalë për Kelvin Dervishi, i cili rezulton i zhdukur në zonën e Piresë që nga fillimi i vitit 2021.
Është nje gazetar, ai që denoncon zhdukjen e 39-vjeçarit shqiptar, duke shpërndarë edhe një foto të tij, për ta bërë më të thjeshtë identifikimin e tij për të gjithë ata që mund ta njohin. Madje paralajmërohet se shëndeti i këtij personi është në rrezik, por nuk sqarohet ende se përse.
39-vjeçari ka humbur gjurmët në Pire më 24 shkurt të këtij viti dhe ende është në kërkim nga ana e autoriteteve të vendeve fqinje./m.j