• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në rrezik 532 mijë emigrantë, Gjykata Supreme i jep leje Trump t’u revokojë statusin e përkohshëm

by S T
30/05/2025 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dha “OK”-in të premten administratës së presidentit Donald Trump për të revokuar statusin ligjor të përkohshëm për qindra mijëra emigrantë.

Ky vendim mbështet përpjekjet e presidentit amerikan për të përshpejtuar dëbimet e emigrantëve. Ata që preken janë shtetasit nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua.

Gjykata Supreme pezulloi vendimin e një gjykatësi federal, i cili ndaloi administratën Trump t’i jepte fund lejes që u ishte dhënë 532 mijë emigrantëve nga paraardhësi i tij, Joe Biden.

Kjo do të thotë që shumë prej tyre mund të ballafaqohen me dëbime më të shpejta, në një kohë që rasti po shqyrtohet edhe në gjykata në shkallë më të ulëta.

Nën sistemin ligjor amerikan, emigrantëve mund t’u jepet një leje e përkohshme për të qëndruar në SHBA-të për arsye urgjente humanitare ose për ndonjë dobi të madhe në interesin e përgjithshëm të shoqërisë. Kjo i lejon këta emigrantë që të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara.

Biden e përdori këtë formë si qasje të administratës së tij për të ndaluar emigracionin e paligjshëm në kufirin me Meksikën.

Ndërsa Trump sapo mori detyrën, më 20 Janar, nënshkroi urdhrin ekzekutiv që i jepte fund programeve të tilla për leje humanitare.

Administrata e tij ka argumentuar se revokimi i statusit e bën më të lehtë procesin e deportimit të emigrantëve në atë që ata e quajnë “dëbime të përshpejtuara”.

Next Post
Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë

Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In