Shqipërisë nuk i ka munguar liria e lëvizjes, edhe gjatë pikut të pandemisë. Por ndërsa në vendin tonë debati bëhet nëse duhet të hiqet ora policore, një qytet në Britaninë e Madhe po bën 9 muaj në izolim.
Ndërsa pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar po hapet, Glasgow po bën rreth nëntë muaj që aplikon disa nga kufizimet më të rrepta të Covid.
Njerëzit janë të ndaluar shkojnë në shtëpitë e njëri-tjetrit, pub-et janë të mbyllura dhe askush nuk lejohet të vizitojë qytetin ose të largohet pa ndonjë arsye të fortë.
Varianti indian i covid ka bërë që në Glasgow të ketë ende kufizime, ndërsa rregullat lehtësohen në pjesën tjetër të Skocisë.
Me përmirësimin e situatës, familjet dhe pronarët e bizneseve shpresuan që të premten do t’i jepej fund izolimit të tyre 270-ditor.
Por ministri Nicola Sturgeon tha se duhet pritur edhe pak.
g.kosovari