Në prani të komandantit të KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Gjeneralit Dikoviq, në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja mbi procedurat e përkohshme operative pas një relaksimi të plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore.
Zona e sigurisë ajrore (ZSA), e cila është e përcaktuar me Marrëveshjen Teknike Ushtarake, shtrihet përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në gjerësi prej 25 kilometrash, transmetojnë mediat serbe, përcjell “zeri.info”.