• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në pranga për atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit

by
21/01/2023 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shtetasit Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019.

Sipas, SPAK në atentatin e 3 viteve më parë në autostradën Durrës-Tiranë pranë mbikalimit të Sukthit u organizua dhe finalizua nga 11 persona që bashkëpunuan si grup kriminal.

Hetimet nxorën në dritë se në organizimin dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen, përveç Redjan Rrahjes dhe Arjol Halilaj, kanë marrë pjesë edhe 9 persona të tjerë, 5 prej të cilëve u arrestuar ku ketë të shtunë u njohën dhe me masën e sigurisë, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në kërkim është Plarent Dervishaj, ku sipas SPAK është një nga organizatorët, Julian Meçaj, Ramazan Rraja dhe një shtetas me inicialet A.SH. Të gjithë këta persona sipas SPAK kanë marr pjesë në të gjithë planin para dhe pas ngjarjes së 1 Nëntorit 2019.

SPAK e hetoi çështjen në një procedim të veçuar nga ai i Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt dhe thotë se ka siguruar prova që këta persona janë të përfshirë në atentat nëpërmjet përgjimeve dhe bashkëpunimit me persona të tjerë nën hetim.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit me kerkesë të SPAK, në 11 banesa u ushtruan kontrolle dhe sekuestruan armë, jelekë antiplumb dhe 50 kontrata shit-blerje pronash.

Për shkak se 4 personat e shpallur në kërkim, sipas SPAK janë jashtë vendit është bashkëpunuar edhe  me autoritete e huaja me qëllim arrestimin dhe ekstradimin e tyre dtejt vendit tonë.

/e.d

Next Post
Nisma ligjore e PS për ‘Dosjet’, Balla: Kemi të dhëna të reja shtesë për spiunin Ilir Meta

21 janari, Balla: Krim shtetëror! Berisha dha urdhrin për të qëlluar, SPAK të rihapë çështjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In