• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në prag të samitit të Berlinit/ Balla: Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor mund të zbutet duke u integruar në BE

by Java News
14/10/2023 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një forum të organizuar nga shoqëria civile, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, me temë “Thyerja e barrierave për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, për  çështjet e besimit mes institucioneve në rajon”, Balla përsëriti se Shqipëria dënon ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Kosovës dhe theksoi nevojën për të zbutur ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, përmes integrimit në BE.

“Pushtimi rus ka theksuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor edhe në mesin e skeptikëve, të cilët kanë kuptuar, shpresoj të jetë kështu, se prania dhe ndikimi rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të zbutet duke integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në BE.

Por, ka edhe një kontekst të ri gjeopolitik që lidhet me situatën e kohëve të fundit dhe provokimet ne veriun e Republikës së Kosovës, të cilën – dua të nënvizoj edhe një herë – se Shqipëria dënon në mënyrë më të ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Republikës së Kosovës më 24 shtator. Ky sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, ligjit dhe rendit të Kosovës, por jo vetëm”, u shpreh ai, në konferencën ku mori pjesë dhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Sveçla.

Më tej, ministri i Brendshëm shqiptar tha se lëvizja me ID karta në rajon, vetëm forcon marrëdhëniet mes tyre.

“Regjimi i lëvizjes së lehtësuar midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mundësuar përmes kartave të identitetit, për të cilat jam i lumtur të kem pjesë e përgjegjësisë në Ministrinë e Brendshme, përfaqëson një marrëveshje rajonale që nxit një rajon më koheziv, duke forcuar lidhjet dhe duke ofruar përfitime të shumta për banorët e tij”, nënvizoi Balla.

Për t’ju përgjigjur kërcënimeve në fushën kibernetike, Ministri propozoi ngritjen e sistemit të paralajmërimit në kohë.

“Në përputhje me konsensusin e arritur gjatë Takimit Ministror të 14 Shtatorit, ekziston një rekomandim i fortë për bashkëpunim rajonal për të krijuar një qendër të sigurisë kibernetike, të cilën do të propozoj që të ngrihet në Tiranë.

Kjo qendër do të vepronte si një pikë ndërlidhjeje për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira, duke njohur si natyrën ndërkufitare të kërcënimeve, ashtu edhe brishtësinë e qenësishme të kornizave tona teknologjike. Krimet kibernetike kërkojnë fokus të specializuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kultivojnë më tej një bashkëpunim të qëndrueshëm në këtë fushë”, theksoi Balla./m.j

Next Post
I morën me dhunë varësen e floririt një të mituri, arrestohen 2 të rinj në Kamzë

Mister shkaqet/ Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset një shtetas i huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In