Ndërsa pritet arritja e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mes palëve politike, e negociuar me ambasadorët e SHBA-ve, Yuri Kim, atë të BE-së, Luigi Soreca dhe Duncan Norman i Mbretërisë së Bashkuar në selinë e PD-së ka lëvizje.
“Topi” sic ka deklaruar edhe ambasadorja amerikane është në fushën e Lulzim Bashës dhe pritet me padurim qëndrimi i opozitës.
Në prag të mbledhjes së orës 19:30 ndoshta për të marrë vendimin final, opozitarët janë takuar sërish në selinë blu. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi janë gjithashtu në takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
/e.rr