• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Perge të Antalias gjendet mozaiku 1.800 vjet i vjetër

by Java News
21/07/2017 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin antik Perge në provincën e Antalias në Turqi është gjetur mozaik 1.800 vjeçar që shfaq skenën e sakrifikimit të Ifigjenias, bijës së Agamemnonit, gjatë Luftës së Trojës, tha kreu i punimeve të gërmimit në Perge dhe drejtori i Muzeut të Antalias, Mustafa Demirel.

Në një deklaratë për Anadolu Agency lidhur me punimet e gërmimit, Demirel tha se në Perge janë bërë punime të mëdha të rehabilitimit.

Në kuadër të punimeve, siç tha Demirel, është bërë përmirësimi i hapësirës së qytetit antik, duke filluar nga porta jugore e deri në shatërvanin Kesos në veri.

Ai tha se punime intensive janë zhvilluar në pjesën perëndimore të qytetit dhe se gjatë gërmimeve kanë gjetur në masë të madhe skulptura dhe zbulime të tjera të vogla.Duke folur për mozaikun e gjetur, Demirel tha se ky zbulim u ka dhënë emocion të veçantë.“Gjatë punimeve në qytetin antik Perge, është gjetur mozaik i cili reflekton skenën kur Ifigjenia u sakrifikua në Luftën e Trojës.

Ky zbulim, i cili na ka dhënë emocione, u shfaq teksa dëshironim të hapnim një dyqan në rrugën perëndimore. Ramë në përfundim se ky vend ishte vend i shenjtë kulti. Nga analiza laboratorike e ekspertëve tanë, pamë se ajo që gjetëm është një mozaik. Bëhet fjalë për një mozaik 1.800 vjeçar i cili nuk është rastisur asnjëherë më parë në rajon”, theksoi Demirel.

Mustafa Demirel foli edhe për periudhën së cilës i përket mozaiku.

“Lufta e Trojës, e cila ka një vend të veçantë në mitologjinë greke dhe e cila përshkruhet në Iliadën e Homerit, filloi në vitin 1184 para erës sonë pasi Paridi, i biri i mbretit të Trojës Priamit dhe Hekubas, rrëmbeu Helenën, gruan e mbretit të Spartës Menelaut.

Teksa flota e kryesuar nga Menelau dhe vëllai i tij, mbreti i Mikenës Agamemnoni, po përgatitej të udhëtonte, përnjëherë ndaloi era dhe parashikuesi që gjendej aty thotë se ky stagnim i erës buron nga zemërimi i Artemisit dhe se Agamemnoni ka bërë krim duke vrarë një kafshë të përkushtuar ndaj Artemisit.

Zemërimi i Artemisit do të largohej vetëm nëse Agamemnoni sakrifikonte vajzën e tij Ifigjenian. Sakaq, Agamemnoni dëshiroi ta sakrifikojë të bijën Ifigjenian, në mënyrë që Artemisi të rikthente erën.

Pikërisht në çastin kur do ta priste të bijën, Artemisi dërgon një dre dhe bën që në vend të së bijës ta sakirfikojë drerin.

Vajza, e cila ngeli në jetë, bëhet murgeshë në tempullin e Artemisit, ndërsa era që do të mundësonte shkuarjen e ushtrive greke në Trojë fillon të fryejë”, tha Demirel.

Demirel po ashtu shtoi se në të ardhmen shpreson të nxjerrin edhe gjetje të reja befasuese nga gërmimet në Qytetin Antik Perge. (b.an)

 

Next Post
Video/ Greqia tronditet nga themelet nga një tërmet  i fuqishëm, 2 të vdekur

Video/ Greqia tronditet nga themelet nga një tërmet i fuqishëm, 2 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

January 14, 2026
VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

January 14, 2026
Gazetari që u plagos në 21 Janar: Ngjarja, njollë e zezë për të djathtën! Familja Berisha e ka kapur prej fyti drejtësinë

“Basha e ka ‘shitur’ Berishën për 21 janarin”, Mahmutaj: PD është katandisur si parti e dorës së tretë

January 14, 2026
Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

January 14, 2026
Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

January 14, 2026
Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

January 14, 2026
Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

January 14, 2026
Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In