• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në PD situata toksike, t’ju flitet në sy demokratëve”/ Halimi: S’rikthehem, para zgjedhjeve Basha më bëri një ofertë të pakontestueshme

by Java News
23/04/2022 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i ftuar në programin “Intervistë”, foli shkurtimisht edhe për situatën në Partinë Demokratike, që e cilëson ende si pjesë e tijën, edhe pse ai është i larguar tashmë nga çdo funksion politik.

“Do të flas shumë pak për këtë çështje. Unë nuk jam larguar kurrë, por situata është toksike, nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit. Komunikoj me shumë nga deputetet, rri me ta, përfshirë dhe me zotin Basha, por edhe me Doktorin, është familja ime politike”, rrëfen Halimi.

Për të Partia Demokratike po kalon një moment që cilëson si dramatik. “PD është pjesë e një familje të madhe europiane si Partia Popullore Europiane, ku partitë simotra kanë kaluar procese edhe më dramatike dhe janë ringritur, këtë i thashë edhe zotit Basha. Largimi nuk është tabu, por duhen gjetur mekanizmat për t’u ringritur”.

Sipas tij, “bashkimi ndodh duke parë me sy realitetin që ndodh. Do t’i thoja të gjithë anëtarëve që të shikojnë realitetin me sy dhe t’i flasin anëtarëve të thjeshtë demokratë, duke i parë në sy, mos të jetojmë në realitete imagjinare ”.

Një politikan që unë nuk është se admiroj sepse është kontrovers, ish-kryeministri italian Giulio Andreotti thoshte që “njerëzit shkojnë në kishë të dielën për të folur me Zotin, kurse unë flas me priftin, sepse prifti voton, Zoti jo”.

Duke mos hyrë në çështjet ligjore brenda Partisë, Halimi thotë se nuk e mendon rikthimin në politikë, madje zbulon një ofertë të vitit të kaluar, të cilësuar si gati të parefuzueshme.

“Basha më bëri një vit e gjysmë më parë, deri para fillimit të zgjedhjeve, një kërkesë të fortë, më të mirën që mund t’i bëhet një bashkëpunëtori, gati e pakontestueshme, drejtues në grupin parlamentar dhe drejtues në funksione politike,  por gjatë një darke të gjatë i thashë atij që e kam të pamundur të jem një person i angazhuar politikisht, dhe pjesë e grupit parlamentar në 2021, për disa kontrata që kam firmosur që ma ndalojnë ekspozimin politik”./m.j

Next Post
Ky është tipari jot më negativ bazuar në shenjën tënde të horoskopit!

Horoskopi i datës 24 prill 2022, çfarë thonë yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In