• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në PD, mungon arsyeja dhe logjika politike

by Artur Ajazi
04/04/2024 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Parti, quhet një grupim njerëzish që bashkëpunon rreth një plani të përbashkët politiko-social, partia është një lidhje e lirë, ku respektohet mendimi, veprimi, dhe vullneti politik i krijuesve dhe qytetareve që e mbështesin. Deri këtu, mendoj se këtij përkufizimi i takojnë edhe partitë e krijuara pas rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri. Por ajo që ka ndodhur vit pas viti në Shqipëri, ku njëra parti ndahej, tjetra bashkohej, apo dhe një tjeter krijohej nga e para, ka bërë që të prishet imazhi mbi “pluripartizmin” deri diku. Kjo për faktin sepse, shumë shpejt në Shqipëri, ata që “demek krijuan partitë e tyre”, ja panë hajrin pushtetit apo dhe politikës përmes saj. Sot pas afro 33 vitesh, kanë ndryshuar shumë mënyra se si funksionojnë së brëndshmi partitë, pasi nuk është më koha kur “diktati i kreut, ishte ligj për ata poshtë.

Duke dalë konkretisht tek Partia Demokratike, besoj se askush nuk e kishte menduar se, ajo do të katandisej kështu siç është katandisur sot. Askush nuk besonte se, një ditë Berisha nuk do të kishte forcën të vinte në rresht gjithë kundershtarët e tij. E ndarë në “copa-copa”, ku dikush thotë “jam kryetari”, një tjeter thotë “jam kreu i grupit parlamentar”, apo një tjeter surprizon se “vula na takon ne, ndaj na jepni edhe selinë që na grabitët”, sot është vënë në pikëpyetje fakti se, a është vërtetë parti kjo forcë e shpërndarë politike. Ekzistojnë 2 grupime parlamentare, dy kryetare, 4 nënkryetarë, 2 këshilla kombetare, 2 palë anëtarësi, nën të njëjtin flamur, sigël, apo dhe simbolikën e “dy gishtave lart”. Atehere, pse duhet ta quajmë parti, dhe  jo “grupime të veçanta të një ish-partie”. Berisha, Bardhi, Basha, Alibeaj, Noka, apo dhe emra të tjerë, janë sot emrat e debateve në sallën e Parlamentit, jo për të zgjidhur “hallet e popullit”, por për të treguar para nesh se, kush është kryetari, nënkryetari, sekretari, etj..etj..Vitet rrokullisen, dhe bashkë me ato, edhe fati i një partie që po rrënohet si pjesë e një lufte klanore, krahinore, dhe bajraktariste.

Askush nga ata nuk ka mendësi të moderuar, pasi seicili mendon për të ardhmen e mandatit, dhe pasurive që ka. Duke e spostuar betejën për vulën, selinë, anetarësinë, dhe postin e kreut të partisë nga brënda saj, në Parlament, gjykata, dhe faqe gazetash, duket se as Berisha nuk e kishte menduar se, PD-ja  do të thërrmohej kaq keq, sa do të ishte e pamundur ti mblidhje bashkë një ditë. Votuesi i sotëm, nuk beson më tek imagjinata e kryetarit të një partie “X”, por tek realiteti i prekshëm, tek premtimet e mbajtura, dhe konsolidimi i vazhdueshëm i një force të përgjegjshme politike. Asnjë nga këto kushte nuk për mbush sot PD-ja, atëhere pse duhet ta quajmë akoma parti politike ?

Next Post
Fotoja e Pirro Dhimës në gardhin kufitar shkakton ‘furtunë’ në Greqi. Gazetari: Arrogancë pranë simbolit të përjashtimit

Fotoja e Pirro Dhimës në gardhin kufitar shkakton 'furtunë' në Greqi. Gazetari: Arrogancë pranë simbolit të përjashtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In