• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në PD mendon vetëm Doktori”/ Kadilli tregon mënyrën e vetme të ndryshimit të pushtetit: Berisha ka frikë nga…!

by Java News
20/02/2023 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se, sipas tij, gjendja në PD sot është më keq se më parë, sepse ajo është e përçarë dhe në PD-në e Berishës mendon vetëm Doktori, ndërsa nuk ka as figura dhe as ide të reja.

“PD është kthyer në gjendjen që nuk mendon, sepse çdo gjë e mendon Berisha. Të gjithë presin se çfarë thotë Doktori. Nuk dëgjon ndonjë fjalë nga ata që dalin nëpër studio, në publik, apo në parlament dhe thonë ndonjë fjalë që nuk është 100 për qind e tyrja. Ky është një dëshpërim, sepse jemi kthyer në model të kryetarokracisë, por jemi kthyer edhe tek e vjetra.

Sot kemi një PD të copëtuar. Unë jam në mes të dyja palëve, sepse ato nuk japin përgjigje. Kam një dyshim se kjo spirale zbritëse e partisë do të vazhdojë e do të thellohet edhe më tepër me situatën e zgjedhjeve vendore.

Ajo që Berisha sot thotë revolucion është thirrja e Berishës që njerëzit të përmbysin Edi Ramën. Nëse do ta përmbysim si pakicë, këtë s’mund ta bëjmë. Nëse jemi shumicë, e përmbysim me votë, por Berisha më duket se ka frikë vetë nga votimi, sepse deri më sot e kemi faturuar që “na i ble dhe na i vjedh Rama”. Unë nuk e besoj dhe nuk e blej më këtë.

Natyrisht që pushteti ka një avancë që e përdor gjithnjë. Edhe kur ka qenë Berisha në pushtet ka patur avancën ndaj opozitës, edhe kur ka qenë Nano.

Që të ndryshojë pushteti duhet që opozita të propozojë diçka të re, ide të reja politike, figura të reja dhe të ngjallë besueshmëri, duke lidhur idenë e re politike me fytyrën. Kjo nuk është, se janë po ato fytyra të vjetra”-tha Kadilli./m.j

Next Post
FOTO/ Shtëpia e “BBVA” ‘pushtohet’ nga një tjetër dron, ja çfarë ishte shkruar për Luizin e Kiarën që ‘trembi’ banorët

FOTO/ Shtëpia e "BBVA" 'pushtohet' nga një tjetër dron, ja çfarë ishte shkruar për Luizin e Kiarën që 'trembi' banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In