• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në PD ka njerëz të armatosur”/ Deklarata e fortë e Shehaj: Nuk hyjmë në seli se s’duam viktima

by Java News
21/12/2021 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i cili gjatë përplasjes brenda partisë më të madhe opozitare është rreshtuar krah Sali Berishës, ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” se Komisioni i Rithemelimit nuk shkon të punojë në seli për të mos të mos pasur përplasje dhe viktima.

I interesuar për këtë sipas Shehajt është Lulzim Basha, i cili do që të ketë përplasje. Deputeti tha se në seli ka persona që janë të armatosur.

“Tani shkojmë tek selia, pse ne nuk shkojmë tek selia ose shkojmë pak? Kemi shkuar njëherë kemi bërë mbledhje. Kolegët e mi kanë shkuar disa herë mesa kam dijeni. Por nuk kemi vajtur rregullisht si duhet të shkojmë sipas mendimit tim. Nuk kemi shkuar për mos të krijuar përplasje. Thatë pse vajtët atje dhe nuk u futët? Është shumë e thjeshtë, dhe sot është shumë e thjeshtë. Aty mund të ketë përplasje dhe mund të ketë viktima. Ka njerëz të armatosur dhe të fortë brenda PD-së. Është informacion, është i saktë e kemi parë. Po të jap arsyen pse nuk jemi futur. Çfarë na pengon që Lulzim Basha, i cili nuk është më në krye të partisë sipas shumicës, që të marrim në dorëzim selinë e PD dhe ta dorëzojmë PD-në nga selia, kjo është arsyeja, sepse nuk duam përplasje. Kryetari, ose më mirë ish-kryetari është personi që ka më shumë interes që aty të ketë përplasje”, tha Shehaj.

Blendi Fevziu: Po kush janë këta persona të fortë brenda PD-së pasi është folur një herë për RENEA?

Agron Shehaj: Janë individë të fortë brenda PD-së. Mendoj që brenda PD nuk duhet të ketë forca të armatosura. Nuk ka arsye pse të ketë forca të armatosura. Arsyeja pse nuk hyjmë brenda selisë së PD sepse kërkojmë të shmangim përplasje brenda PD. Nuk duam të ketë viktima dhe të lënduar. Unë jam i mendimit që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, sikur një nga anëtarët rrezikon që të lëndohet brenda PD duhet ta shmangim.

g.kosovari

Next Post
Durrësi me numrin më të lartë të makinave në raport me popullsinë/ Dibra më të ulëtin. Ku renditet Tirana

Durrësi me numrin më të lartë të makinave në raport me popullsinë/ Dibra më të ulëtin. Ku renditet Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In