• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në PD ka një pakicë uzurpuese”, Kaso: Përjashtimet nuk bëhen nga ish-kryetari

by
18/01/2022 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Ivi Kason, anëtar i Komisionit të Rithemelimit tashmë PD, ajo që njihet si zyrtare është një pakicë uzurpuese. I ftuar në studion e Radar Inforranmtiv me Juli Xhokaxhi, Kaso komentoi përjashtimet e deputetëve që janë pjesë e këtij komisioni.

Kaso i ka cilësuar nul këto vendime, pasi sipas tij që nga 11 dhjetori nuk ka një kryesi legjitime.

“Është në vijim të veprimeve të paligjshme që një pakicë uzurpuese vijon të kryejë me qëllim që të ushqejë opinionin publik me gjëra që sikur po ndodhin në PD. Ka patur një Kuvend legjitim të thirrur nga anëtarësia në 11 dhjetor”, u shpreh ai.

Kaso thotë me tej se sipas rregullores së Kuvendit deputetët organizohen sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Ai thotë se përjashtimet nuk mund të vijnë nga një shkresë e ish-kryetarit të partisë, duke iu referuar shkarkimit të Lulzim Bashës.

“Kryesia në thonjëza e PD është konsideruar nga Kuvendi Kombëtar si e pakonstituar. Që nga data 11 dhjetor e kemi të pamundur të kemi një kryesi legjitime. Të gjithë aspektet e tjera kanë të bëjnë me pjesën ekstraligjore. Pjesa që i takon Kuvendit është që ka vetëm një parashikim në rregullore, neni 15, që parashikon që grupet parlamentare përbëhen nga deputetët që organizohen në dy mënyra, sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik.

Është rregullorja e parlamentit që e normon një gjë të tillë. është grupi parlamentar që zgjedh kryetarin. Është Kuvendi që i vë në dispozicion ambientin e Kuvendit. E njeh deputetin si personalitet juridik dhe organizëm të gjallë. Përjashtimi nuk vjen nga një shkresë e ish-kryetarit të partisë”, u shpreh Kaso.

/b.h

Next Post
Tani nënkryetar Kuvendi/ Gjekmarkaj: Basha më ftoi 2 ditë para Këshillit Kombëtar, PD do ringrihet më luftarake edhe pse disa mund të qeshin

Tani nënkryetar Kuvendi/ Gjekmarkaj: Basha më ftoi 2 ditë para Këshillit Kombëtar, PD do ringrihet më luftarake edhe pse disa mund të qeshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In