• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në PD ka nisur beteja e brendshme

by Artur Ajazi
24/01/2025 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lista e deputetëve të rinj, mbetet shkaku kryesor i mërzive dhe qejfmbetjeve në PD. Realisht ka nisur beteja e madhe brënda asaj force politike. Dihej se do të “plaste” sherri brënda tyre, derisa Berisha ka vendosur që 80 per qind të deputetëve ekzistues, ti “fshijë” nga memorja e asaj partie. Të rrezikuar janë edhe “gladiatorët” e sallës së Parlamentit, po aq të rrezikuar janë edhe “miqtë” e ngushtë të Berishës.

Ata që dikur, dhe në 3 vitet e fundit e kanë mbështetur, e kanë forcuar imazhin e tij, dhe janë kacafytur me kolegët dhe policinë, nuk do të jenë në listën e re, të 11 Majit 2025. Në listë do të futen emra të rinj, pa asnjë kontribut fare në atë parti, do të futen shokët dhe miqtë e Zenit dhe Argitës, dhe do të ngelen jashtë saj kontribuesit. Ata që u kacafytën me policët, që ndezën flakadanë dhe dogjën karriget në Parlament, nuk do të jenë në listë. Natyrisht kjo ka sjellë inatosjen e shumicës prej tyre.

Deputetët aktualë nga Vlora, Fieri, Elbasani apo gjetkë, kanë nisur të shprehen kundër vendimeve të pritshme të Berishës lidhur me listën e re emërore. Jashtë asaj liste do të mbeten qëndrestarë të asaj partie, ata që janë marrë me forcë nga policia për shkak të aksioneve opozitare, të urdhëruara nga Berisha. Zhgënjimi ka nisur të shprehet hapur në studio televizive dhe intervista që ata japin çdo ditë. Beteja e sivjetshme brënda asaj partie, ka shanse ta shkërrmoqë atë force politike.

Disa mendojnë se “kjo është mënyra më e mirë e përdorur nga Berisha, për të thjeshtuar ca “limonë të shtrydhur”. Por paradoksi është se, në PD, deri sot nuk duken as prurje të reja, që të besojmë se listat e reja, do të jenë produkt i  tyre”. Sipas burimeve nga brënda asaj partie thuhet se “në listë do të jenë sekretaret e Berishës, recitueset e deklaratave për shtyp, por jo kontribuesit realë të PD”.

Lufta brënda llojit e nisur 3 muaj para zgjedhjeve, pritet ti shkaktojë humbje të konsiderueshme votash asaj partie. Dash Sula, Belind Këlliçi, Mond Spaho, Gaz Bardhi, Klevis Balliu, etj.. mbeten më favoritët e asaj liste, dhe një lënia jashtë saj, natyrisht do të sillte përshtjellime negative para dhe gjatë muajit të fushatës.

Natyrisht fatura e humbjes sërish do ti mbetet Berishës, edhe pse e di fare mirë që, qejfmbetja e tyre vjen nga  pabesia e tij. Një parti e mbetur në opozitë prej 12 vitesh, duhej të ishte në perfeksion këtë fushatë, por po ndodh e kundërta. Copëzimi i PD ka gjasa të vazhdojë edhe pas 11 Majit.

Next Post
Tension te Bashkia e Tiranës, qytetarët zbresin nga autobusët dhe përplasen me militantët e Berishës dhe Metës

Tension te Bashkia e Tiranës, qytetarët zbresin nga autobusët dhe përplasen me militantët e Berishës dhe Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In