• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në PD Dun Babën, por Basha fiton edhe kur humbet

by Java News
03/09/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Eshtë spekulim i vjetër. Eshtë një truk që megjithatë tërheq shumë vëmendje dhe nuk del kurrë nga moda. Zakonisht bëhet fjalë për opozitën, e cila si gjithmonë, pavarësisht nëse është e majta e djeshme apo e djathta e sotme, konsiderohet si problemi kryesor i vendit. Një teknologji e tërë komunikimi bën të besohet se opozita është mbartëse e të gjitha problemeve të vendit dhe krijuese e tyre. Natyrisht pa u thënë kurrë, por duke menduar si komunistët e djeshëm, se opozita në përgjithësi është me domosdo armiku.

Kryesisht bëhet fjalë për drejtuesin e saj, fati “personal” i të cilit ngjan se është më i rëndësishëm se fati, fjala vjen, i reformës në drejtësi. Kështu po ndodh sot. Kështu ka ndodhur dhe dje. Dje ishte rradha e PS-së. Për të mos shkuar më larg se zgjedhjet e parafundit, ato të vitit 2009 që PS i humbi në fotofinish në kutitë e mbyllura si sekret shtetëror, problemi kryesor i vendit në ato kohë u shpik nga fakti nëse Edi Rama duhej apo jo të vazhdonte të drejtonte PS-në. Ishte një tezë e përdorur fort nga propaganda zyrtare qeveritare e frymëzuar nga ish-kryeministri Berisha dhe vazhdonte dhe me shumë socialistë, të sinqertë dhe hipokritë sipas rastit. Një dilemë që, sipas rastit, merrte përgjigje të sinqerta dhe hipokrite nga të majtë e të djathtë. Edi Rama e dha atëherë përgjigjen e tij dhe tani si kryemintër ka pak kohë të kujtohet për ata që e qanin kur e qeshnin dhe e vishnin kur e zhvishnin. Një kryeministër realisht nuk ka kohë për të ndarë sinqeritetin nga hipokrizia sepse duhet të llogarisë interesin. Një kryeministër, kushdo qoftë ky, ka krejt tjetër qasje me optikën: sheh ngjyrë aty ku nuk ka, sheh bardh e zi aty ku të tjetër i betohen se ka dalë ylberi.

Nuk ka asnjë të re edhe në debatin e fundit për Lulzim Bashën dhe të nesërmen e tij reale dhe formale në krye të partisë demokratike. Sa më shumë të jenë të ndryshëm mes tyre, fati i Ramës së djeshëm me atë të Bashës së sotëm, nuk krijon ndonjë diferencë të dukshme. Edhe ndaj Bashës, një pjesë e medias në mënyrë të hapur, demokratë të sinqertë dhe demokratë hipokritë, kanë nisur prej kohësh kërkesën për t’u larguar. Humbja e zgjedhjeve të qershorit është karta që përmendet, por të gjithë e dinë që ato janë pasoja që përmendet. Shkaku është tjetër dhe shumë i thjeshtë: nuk e duan! Ose dhe më thjeshtë akoma: është njerëzore që shkarjen e tij dikush ta shohë si një mundësi për t’u ngjitur vetë. Këtu shtohet dhe një element tjetër, i vetmi i ri në këtë histori të ripërsëritur, të stërparë e të ringrohur shumë herë si supë bajate, servilizmi ndaj Doktorit. Një servilizëm i llojit: “Dum Babën”! Eshtë kështu edhe në rastet kur lutja e hershme si një avaz i njohur, “Dum Babën”, shqiptohet nga mama’ të PD-së, jo domosdoshmërisht gra. Dhe jo gjithmonë gra në emërtimin që kanë në pasaportë. Tek socialistët atëherë ishte ndryshe. Në të kundërt, në 2009-ën, Fatos Nano ishte ende në idilin e jetës së emigrantit politikan jashtë politikës dhe jashtë Tiranës. Madje edhe jashtë interesit se çfarë ndodhte në supën e valuar socialiste të asaj kohe që ngrohej e ftohej me protesta në rrugë.

Nuk ka për të ndodhur ndonjë gjë e madhe. Lulzim Basha sot, njëlloj si Edi Rama dje do të durohet të gëlltisë fyerje mbas fyerjesh, do të durojë çfarë do lloj kakarisjeje brenda kotecit partiak dhe më gjerë, stallës politike në vend, do të presë pa ndonjë shpresë të madhe zgjedhjet në 2017-ën kur në grupin e tij parlamentar, edhe pse pakicë në Kuvend, do të ketë në shumicë njerëzit e tij dhe do të shpresojë se shqiptarët nuk do ta kenë harruar zakonin e tyre para kutisë së votimit. Do të shpresojë se ata do të zgjedhin të votojnë në 2021-in jo pro, por kundër. Se nuk do të pohojnë, por do të mohojnë. Se nuk do vendosin në emër të dashurisë, por do të ndëshkojnë në emër të urrejtjes. Se nuk do të bëhen bashkë nga shpresa, por do të godasin veç e veç zhgënjimin vetjak.

Ky mund të jetë një skenar i trishtuar për PD-në në veçanti, por dhe për gjithë vendin në përgjithësi, por është padyshim një skenar mjafrt i mirë për Lulzim Bashën. Ka disa njerëz në këtë botë, përfshi edhe Bashën, që vetëm fitojnë edhe kur humbasin.

Next Post

Nga Ylli Bufi tek Edi Rama, qytetari padit 7 kryeministra: Shkatërruan Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In