• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në parti vendos shumica, jo gjykata”/ Këlliçi: Protesta para PD-së doli jashtë kontrollit të organizatorëve

by
12/01/2022 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, dhe mbështetës i  ish liderit Sali Berisha,  Belind Këllici  këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka komentuar dhunën e përdorur në selinë blu.

Këlliçi është shprehur se dhuna ka nisur nga brenda  jashtë, ndaj figura kryesore e asaj dite është ajo e Lulzim Bashës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se situata e krijuar më 8 janar ka dalë jashtë kontrollit të organizatorëve për shkak të revoltës së krijuar tek protestuesit të cilët kanë shkuar dhe kanë parë dyert e blinduara të vendosura nga Lulzim Basha.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë duan njerëz shqiptarë të Kosovës dhe të Kumanovës që të futen në selinë e PD-së. Nuk besoj se dyert e blinduara hapen me lule dhe me parakalim ndaj dhe kishim shkopinj. Protesta ka nisur më herët pasi demokratët nuk e kanë besuar se në seli ka pasur dyer të blinduar ato janë revoltuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit të organizatorëve. As në ’97 nuk ka pasur dyer të blinduara në PD ku ne ishim përballë kriminelëve.

Mua nuk më vjen mirë që kam qenë aty pjesë e asaj dhune por që duke menduar helmimin me gaz kundrejt thyerjes së xhamave nuk është asgjë. Lloji i sprait që është hedhur hidhet për arinjtë dhe jo për njerëzit, ky trajtim është bërë  ndaj demokratëve, ato që viktimizohen sot, atë ditë festonin brenda selisë. Çfarë festonin helmimin dhe dhunimin e demokratëve? Ato që festonin dhe brohorisnin Lulzim Basha nuk ishin anëtarë të Partisë Demokratike.

Prokuroria nëse do që të jetë e paanshme në dijeninë tim unë kam informacion se ajo disponon serverin e pamjeve çfarë ndodhi brenda dhe nëse duan të bëjnë transparencë le të bëjnë publike pamjet e datës 7 dhe 8 janar. Në godinë ka pasur kriminelë dhe të dënuar për krime të ndryshme. Nuk ka SHBA që të përkrah për futjen në seli kriminelë dhe jo të deputetëve” , ka thënë Këlliçi.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe deklaratën e diplomatit amerikan Escobarit, i cili dënonte dhunën e përdorur në selinë e Partisë Demokratike.

Deputeti ka theksuar se deklaratën e tij ai e thotë dhe dënon qartë dhunën e përdorur nga Basha, pasi demokratët nuk e duan dhunën por duan zgjidhjen me votë.

Sipas tij është shumica që vendos për atë që do të ndodhë në parti dhe jo gjykata.

“Deklarata e Escobarit ishte në mbështetje të shumicës së demokratëve të cilët nuk duan dhunë. Dhuna është përdorur si nga brenda dhe jashtë, por atë ditë ka fytyrën e Lulzim Bashës. Ka katër muaj që ushtrohet dhunë në selinë e PD-së, pasi nuk njihet baza e PD-së, kuvendi, referendumi, deputetet nuk lejohen të futen në godinë. Nuk e vendos gjykata atë që e vendos shumica në parti. Ne jemi shumë të qartë se në 31 vite ajo nuk ka bërë interpretimin e votimit.

Deklarata e Escobarit është mesazh i qartë për Bashën. Unë njerëz me precedentë kriminal i kam parë brenda selisë, dhe i kam dërguar një letër dhe ambasadës së SHBA-së pasi kur kam shkuar në zyrë kam parë se më janë marrë sendet e mia personale dhe prishur bravat e zyrës. Dhuna e asaj dite nuk bën krenar asnjë demokrat.  Krizën politike që ne kemi brenda partisë hajde ta zgjidhim me votë.  Basha duhet që të futet në proces dhe të shikojmë kush do të jetë në mazhorancë”, është shprehur ndër të tjera deputeti demokrat.

/b.h

Next Post
“Kadastra e Fierit po kthehet në muze i korrupsionit dhe…”/ Koçi: Do hapet konkurrimi për drejtor të ri!

"Kadastra e Fierit po kthehet në muze i korrupsionit dhe..."/ Koçi: Do hapet konkurrimi për drejtor të ri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In