• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në oborrin e PD-së ka rënë zjarr që nuk ka zjarrfikës ta shuajë

by Plator Nesturi
03/08/2021 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Kreu i PD gjeti sërish kohë të ngushëllojë me status humbjen e një ish-deputeti demokrat por si gjithmonë i shmanget si nga djalli çështjes së të gjallëve. Dhe kjo çështje është shndërruar në një patate të nxehtë në dorën e Bashës. U bënë shumë ditë që nga kërkesa e drejtpërdrejtë e ambasadores së SHBA për të mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me ish kryeministrin Berisha me këshillën se fati i një partie plitike nuk mund të lidhet me fatin e ish liderit të saj që është shpallur përson non grata nga Departamenti i Shtetit. Nga Basha ka vetëm heshtje në gjithë këto ditë. Asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje ndonëse trysnia ka qenë e madhe ndaj tij, si mediatike ashtu dhe nga segmente të politikës dhe fraksione në PD. Nga ana e tij, Berisha e ka bërë të qartë se është për betejë të ashpër dhe jo vetëm do të jetë pjesë e parlamentit në shtator por se do të tërheqë në kauzën e tij luftarave ndaj gjithkujt edhe vetë PD. Po ashtu dhe idhtarët e tij  kanë shtuar presionet ndaj Bashës me kërcënimin se nëse lëshon Berishën më mirë të shkojë të kërkojë strehim në kampin e majtë. Situata është inkandeshente në selinë blu, me qëndrime diametralisht të kundërta, pro Berishë në antitezë me pro PD, nga ku të parët për hir të liderit të tyre shpirtëor janë të gatshëm të shpallen deri në antiamerikanizëm. Çka natyrshëm do të ketë pasoja për ardhmërinë dhe peshën e PD në betejat e mëtejshme elektorale apo si partner i besueshëm në tryezat me ndërkombëtarët. Në gjithë këtë rrëmujë Basha mbetet i pavendosur si të veprojë. Sytë i ka sërish nga Berisha se mos zgjidhjen e jep ai. Në fakt deri më tani për çështjet kryesore zgjidhjet kanë ardhur nga i njëti Berishë që sot ndodhet në hall. Ndaj Basha mbetet në pritje. Deri më sot nuk i janë djegur duart ndonjëherë për të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Ndaj pas gjithë këtyre ditëve nuk ka asnjë prononcim, asnjë lëvizje politike si përshembull të mbidhte ndonjë forum partie për ti dhënë qëndrimit ndaj Berishës një vendim më kolegjial. Asgje nga këto. Basha thjesht mbete në pritje çdo të ndodhë nga të tjerët. Pavarësisht se në vapën e gushtit, në oborrin e PD ka rënë një zjarr aq i mbrapshtë që nuk ka zjarrfikës ta shuajë./ fjala.al

Next Post
Rafte bosh në supermarkete, pak staf në spitale, lokale e zyra që mbyllen/ Situatë serioze në Britani, vetëizolimi nga pandemia rrit mungesën e fuqisë punëtore

Rafte bosh në supermarkete, pak staf në spitale, lokale e zyra që mbyllen/ Situatë serioze në Britani, vetëizolimi nga pandemia rrit mungesën e fuqisë punëtore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In