• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne nuk përjashtojmë askënd, por…”/ Skënderi: Bindja Demokratike, gati për të dalë e vetme në garë

by Java News
13/10/2020 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Skënderi i Bindjes Demokratike, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, u shpreh se kjo parti është e përgatitur që të dalë e vetme në garë, por nuk përjashtoi asnjë bashkëpunim “mbi bazën e principeve dhe ndershmërisë”.

“Ne jemi përgatitur të dalim të vetëm në garë, pastaj, çdo lloj bashkimi parazgjedhor mbi bazën e principeve dhe ndershmërisë, jemi të hapur të bashkëpunojmë.

Ne nuk përjashtojmë askënd, por larguam mundësinë e bashkëpunimit me shkaktarët e gjendjes ku ndodhet sot Shqipëria.

Nuk mund të bashkëpunojmë me njerëz që tjetër gjë thonë sot e tjetër nesër. Këta njerëz nuk e kanë fare problem që të kthejnë çdo gjë në pazar”, tha Skënderi.

Ai shtoi: “Ne i kemi qëndruar që në fillim idesë se njerëzit duhet të kenë në Parlament rezultatin e votës së tyre dhe të mos kemi më allishverishe.

Nëse këta e bllokojnë me ligj në Kuvend, këtë gjë ne duam ta bëjmë brenda familjes sonë. Njerëzit duhet ta kuptojnë se duhet të ndalojmë marifetet me hapjen apo jo të listave”.

Sipas Skënderit, të gjitha parashikimet që ka bërë Bindja Demokratike kanë dalë të sakta: “Në 30 qershor pati një bullizëm të theksuar ndaj Bindjes Demokratike, por dolën të gjitha ato që kishim parashikuar.

Sot, opozita do të futet në zgjedhje me më pak të drejta dhe me më pak hapësira veprimi”.

Më tej, Skënderi tregoi prioritetet e Bindjes Demokratike: “BD e ka sot prioritetin për një program të saktë dhe të besueshëm.

E rëndësishme është që jemi shtrirë në nivel kapilar në të gjithë vendin. Njerëzit janë të lodhur dhe të mashtruar.

Në takimet e para të një partie të re, shikon mosbesimin në sytë e njerëzve. Ne nuk duhet të kufizohemi te zgjidhja e hallit të shqiptarëve, por duhet të mendojmë për frymën që duhet të përcjellim, çfarë do të ndodhë në 30 vitet e ardhshme”.

g.kosovari

Next Post
Grabitja e Rinasit/ Përfundon seanca e ballafaqimit për 2 të dyshuarit, Oltion Veseli mohon të ketë lidhje me ngjarjen

Shtyhet gjyqi për grabitësit e Rinasit, avokatët refuzojnë t'i mbrojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In