• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne nuk jemi Zvicra, po bëjmë gjueti shtrigash edhe me fakirë që thjesht kanë luftuar për mbijetesë në Perëndim

by Dritan Hila
25/02/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Paraqitja në parlament e deputetit Armando Prenga, hapi edhe njëherë temën e ndjeshme të dekriminalizimit të jetës politike dhe të diskutimit të ligjit përkatës. Që jeta politike shqiptare ka nevojë për një filtër, sa i takon pastërtisë së politikanëve, kjo është bërë imperative. Problemi i madh, është se e gjitha kjo po kthehet në një gjueti shtrigash, ku veprimi i ligjit po synon të shtrihet në çdo qelizë të shoqërisë, por me kritere që shkelin çdo të drejtë njerëzore.

Në projektligj parashikohet që një person i dënuar më përpara, të mos punojë për një periudhë 10 vjeçare në administratën shtetërore dhe nëse është i punësuar, të pushohet kur ligji të hyjë në fuqi. Personalisht nuk e di sa e mbështetur është kjo në kushtetutë dhe të drejtat e njeriut, kur mendohet se një njeri pasi ka bërë burgun, e ka shlyer edhe fajin e tij.

Por para sa të shkohet në një gjueti të tillë shtrigash, dua të tregoj disa eksperienca personale, e nëse ndonjë ligjëvënës shqiptar i lexon, le të mendohet njëherë e pastaj të vendose si do ta trajtojë këtë projektligj.

Në shkurt të vitit 2002, dy  ditë pasi kisha filluar punë në Konsullatën e Barit, kam shkuar në Leçe, pasi një gomone me kuksianë ishte çarë dhe kishte mbetur në mes të detit në furtunë. 5 ose 6 prej tyre ishin mbytur, por trupat e tyre ishin lidhur me litarë pas gomones që të mos humbisnin. Të gjithë kishin pësuar djegie, pasi kur benzoli përzihet me ujin e detit, shkakton djegie të rënda. Asnjë nga kuksianët nuk e tregoi skafistin para italianëve. Ma treguan mua. Ishte më i djeguri nga të gjithë, pasi kishte ndenjur në ujë që të lidhte kufomat. Ishte i punësuar. Nëse italianët do të siguronin dëshmitë, do ta dënonin për trafik. Edhe ata e morën vesh se kush ishte, por bënë një sy qorr, pasi para se të ishte trafikant, ishte një hero.

Rasti i dytë më ka ndodhur një ditë vere, kur një djalë i ri nga Shkodra erdhi të kërkonte një çertifikatë në mungesë të pasaportës. E pyeta nëse e donte për të ikur, por u përgjigj, jo. Kur e pyeta për emrin e babait, shpërtheu në të qara me ngashërimë. Ishte hera e dytë që vinte në Itali i fshehur në kamionë që kalonin me itinerar Shkodër – Itali. Familja ishte zhytur në borxhe dhe ai nuk kishte mundur të siguronte asnjë punë. Dëshpërimi e kishte sjellë në Bari, megjithëse e dinte se kur nuk mundi të siguronte punë në veri, në jug i kishte shpresat të pakta. Për fat të tij, në zyrë ishte edhe një tropojan, ish oficer marine në Vlorë që kishte ardhur të regjistronte fëmijën e lindur. Tropojani i cili kishte ikur ndër të parët, e pyeti nëse donte të punonte, pasi kishte një brigadë që punonte mure guri të gdhendur dhe paguhej mirë. Ishte fati i djalit, që një bashkatdhetar i pagoi shtëpinë, ushqimin dhe dokumentet dhe i dha një dorë. Por mijëra prej tyre, janë gjendur në mes të katër rrugëve, të ndjekur si kafshë të egra nga policia, e cila po t’i kapte, i kthente në Shqipëri, ku i priste vetëm mjerimi dhe sytë e zbrazur të prindërve dhe motrave të papuna. Kam takuar plot të tillë në burgjet e Foxhias, Leçes, Napolit. Herë kishin vjedhur nga halli dhe herë të tjera kishin qënë në një dhomë me shokët me probleme, ku pa gjuhë, pa para, pa avokat, të kapur në thesin e policisë, kishin përfunduar pas hekurave. E mbani mend besoj historinë e asaj grekes që kishte përkthyer me dhjetra shqiptarë në gjyqe dhe rezultoi që nuk dinte fare shqip? Po nëse mes tyre ka pasur djem që kishin mbaruar shkollën e lartë dhe pasi kanë kryer një burg të padrejtë, kthehen në atdhe, e pasi kanë krijuar familje dhe gjetur punë, ligji i heq nga puna, sepse rezultojnë që në letra janë fajtor, është e drejtë?

Kam njohur në burgun e Foxhias një durrsak, kuzhinier anijeje, që e kishin dënuar për trafik droge. Prova e vetme, ishin dy telefonata që kishte bërë me trafikante italianë. Në fakt i kishte bërë një shoku i tij, i cili ia kishte kërkuar telefonin. Por ky ditëzi nuk kishte ditur të shpjegohej se nuk dinte gjuhën. Keqtrajtohej nga gardianët në burg, pasi kujtonin se ishte fodull. Pasi ja tregova historinë drejtoreshës së burgut, ajo mbeti pa frymë. Më tha që nuk mund ta lironte pasi nuk e kishte në dorë, por do përpiqej t’i lehtësonte kushtet.

Po ligjëvënësi shqiptar, si ka mundësi të tregohet më i pashpirt se një drejtor burgu? Do ta kuptoja këtë puritanizëm, nëse do të na kishin bërë një vend si Zvicra, por a mund t’i kërkojnë llogari njerëzve që kanë mbijetuar, pa ndarë shapin nga sheqeri?

A e kanë provuar ndonjëherë ta mbajnë thikën nga tehu dhe jo vetëm nga doreza? A e dinë se bota e iluminuar thotë që më mirë një fajtor i padënuar se dhjetra të pafajshëm të dënuar?

Nuk shtrohet problemi që në këtë rast të falen të gjithë. Ligji duhet të kape ata që kanë bërë trafik femrash apo droge në sasi të mëdha. Por jo fatkeqët që i ka zënë ingranazhi i sistemit, pastaj janë përpjekur të rregullojnë jetën dhe një ditë e shohin veten rishtas në rrugë të madhe, të dënuar për herë të dytë nga një ligj që nuk bën dallimin mes fajeve.

Maxhoranca e sotme është e obliguar që të jetë e kujdesshme në hartimin e këtij ligji. Nuk ka pse bëhet pre e presionit të së djathtës e cila e përdor për qëllime politike. Nëse vërtet beson tek ideologjia që thotë se mbart, duhet ta dijë se njeriu është produkt i rrethanave dhe jo se lind i keq apo i mirë. Ajo është e vetëdijshme dhe bashkëpërgjegjëse se në këta 25 vjet, politika shqiptare ka bërë një atdhe të keq që i ka përzënë bijtë e vet nëpër botë. Është koha që mos të tregohet njerkë me ta./dritare.net

Next Post

Fotoshop? Ja si përgjigjet Kloe Kardashian (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

December 8, 2025
Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

December 8, 2025
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen deri në mesnatë

BERZH: 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar/ Ikja e “trurit”, një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë

December 8, 2025
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

December 8, 2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

December 8, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In