• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne nuk do të kemi kurrë një Eliot Ness?!

by Ben Andoni
26/10/2019 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në kuotat e larta që ka krimi në Shqipëri, evazioni fiskal që bëhet normalisht nga të fortët, droga dhe sidomos krimi i organizuar, por edhe kundravajtjet jo të vogla, Shqipëria prej vitesh kërkon një prokuror që t’i zbardhë faqen duke vendosur pas hekurave ata që kërkojnë të na imponohen në çdo segment të jetës. Një njeri të tillë e kërkon kushdo dhe duket se tashmë ai ka marrë trajtën e një Mesie. E presim por ai nuk vjen dot…ose do të vij dikur.

Të gjithë kryeprokurorët, që kemi pasur pas viteve ’90, janë larguar pa shumë lavdi, paçka se disa prej tyre kanë treguar vlera profesionale të një niveli të mirë për vendin. Në Shqipëri forca e politikës dhe organizimi institucional është i tillë që jo vetëm ta emërojë një kryeprokuror por edhe të diktojë në performancën e tij. Dhe, në rastin e Arta Markut, kryeprokurores së radhës, politika tregoi se jo vetëm e zgjodhi sipas oreksit porse edhe ndikoi në jo pak vendimet e saj. A munden dot prokurorët e tjerë apo ata “të vegjël” të rretheve të bëjnë një gjë ndryshe. Koha ka treguar se një pjesë e tyre kanë ndërmarrë akte të guximshme porse shpejt e kanë pësuar. O janë hequr nga sistemi, o ju janë gjetur lloj-lloj kleçkash! Për më tepër, sot, e kësaj dite, nuk dihet si janë ekzekutuar  juristët pas viteve ’90, paçka se në studio televizive dëgjon njerëz që flasin me siguri maksimale që e dinë fare mirë situatën e krimit.

…

“Të paprekshmit” (Untouchables) është një film amerikan i tipit të luftës me gangsterë i realizuar në vitin e largët 1987 me regji nga Brian De Palma, skenar nga David Mamet, i bazuar në librin me të njëjtin emër (1957). Filmin e luan në rolin kryesor Kevin Costner, pastaj Charles Martin Smith, Andy García, Robert De Niro dhe Sean Connery. Eliot Ness (Costner) formon ekipin e ashtuquajtur “Untouchables” për të çuar Al Capone (De Niro) para drejtësisë gjatë kohës së Prohibicionit. Filmi meritoi 2 Oskare. “Untouchables” u shfaq premierë më 2 qershor 1987 në New York City dhe realizoi 106.2 milion dollarë në të gjithë botën me vlerësime përgjithësisht pozitive nga kritikët.

…

Eliot Ness një personazh real e realizoi misionin e tij jo duke u mbështetur në sistem, por duke shkëputur një nukël me profesionistë të ndryshëm (brenda sistemit), varësisht problemeve të qytetit, si krimi, trafiku, ndërlidhja, financa prej nëntë vetësh. Më këtë njësit ai mposhti policinë e korruptuar të Çikagos, që e trajtonin si mbret Al Kaponen dhe tundi sistemin amerikan të korruptuar në qelizë, në ato vite. Rregulloi krimin, trafikun etj. Jeta e tij më vonë do të kishte shumë zigzage duke përfunduar aspak mirë, por standardi i tij konsiderohet edhe sot gati i paarritshëm.

Mundohen ta imitojnë shumë por diku ngecen. Sistemi ynë demokratik i këtyre viteve fut ujë në të gjitha vendet. Edhe një element: njësinë e Ness e mbështesnin një grup financiarësh anonimë, që ishin të interesuar të ndryshonte diçka. Rezultati : Al Kapone pësoi humbje të pabesueshme dhe mori rrugën pakthim të rënies.

A mundet Shqipëria me reformën në Drejtësi të prodhojë një njeri të tillë? Kurrsesi jo. Së pari, sistemi ynë nuk është gati, por mbi të gjitha nuk ka as idealizmin për ndryshim thelbësor ashtu si pragmatizmin e një ndryshimi real të nevojshëm. Ndaj Eliot Ness që fshihet te shumë njerëz nuk ngjallet dot për asnjë arsye. Mbi të gjitha, idealistët në Shqipëri shikohen si fatkeqë ashtu si profesionet e tjera, duke shtuar se dhe ekonomistët e biznesmenët u pëlqen që të vazhdojë kjo amulli ekonomike në vend, ku fitohet pa  rregulla loje.

Por, Eliot Ness nuk e pëlqente këtë. Madje kur rrokte pushkën dhe me grupin e vet u mbinte në derë të fortëve pa i bërë syri tërr e dinte se kishte një fund. Edhe pse jo pak herë drejtësia amerikane e la në baltë, ai e dinte si kishte gjyqtarë të mirë, që i jepnin mandatet kur ua kërkonte. Shqiptarin Eliot Ness nuk e mbështet askush sepse të gjithë kanë një gjynah me Vetting-un apo me pushtetin, që të ngacmon familjen duke ta hequr nga puna…për të mos thënë krimi që e ka gati tritolin të të hedhë në erë…për qejf. Ndaj fle për të mos u zgjuar Eliot Ness shqiptar. (Homo Albanicus)

Next Post
Ç’po ndodh me kampin ku ndodhet 11-vjeçari shqiptar/ Gazetari jep detajet: Është nën kujdesin e organizatës “Save The Children”

Ç’po ndodh me kampin ku ndodhet 11-vjeçari shqiptar/ Gazetari jep detajet: Është nën kujdesin e organizatës “Save The Children”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In