Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor që shpeshherë bëhet shkak për aksidentet e rënda vijon të jetë shqetësuese. Gjatë një jave Policia Rrugore ka vendosur rreth 15 mijë masa administrative.
Efektivët kanë pezulluar 485 leje drejtimi, dhe kanë arrestuar 68 drejtues mjetesh. Këto masa sipas policisë janë vendosur për shkak se shoferët u konstatuan duke drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit, apo duke qarkulluar në sens të kundërt.
Sipas një njoftimi për media të Policisë së Shtetit, gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 437 persona.
në një bilanc të bluve, janë realizuar 22 operacione policore, janë goditur 11 raste të armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar 17 armë të ndryshme.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar, 49 raste të krimeve mjedisore, 14 në fushën e lojëra të fatit, në fushën e narkotikëve janë evidentuar 46 raste, 29 raste të dhunës në familje, 30 raste të krimit ekonomik, 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë si dhe 13 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
/a.r