• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në nderim të Natasha Kandiç, Nobeli i Paqes në Ballkan

by Ben Andoni
01/02/2018 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Natasha Kandiç është një aktiviste e njohur e të Drejtave të Njeriut, që në orët e fundit është propozuar nga ana e Kryetarit të Komitetit të Helsinkit në SHBA, Roger Wicker dhe anëtarit të Komitetit për Politikë të Jashtme i Kongresit të SHBA-së Eliot Engel, për Çmimin e Paqes për vitin 2018. Lajmi është konfirmuar në site-n e Komisionit për Siguri e Bashkëpunim në Evropë të Komitetit të Helsinkit në SHBA.

Në Shqipëri, Kandiç e njohin shumë njerëz, por e vlerësojnë shumë pak. Në kohën e gjyqit të saj për akuzat që bëri ndaj gjeneralit Dikoviç për një vrasje masive të shqiptarëve të Drenicës, ajo pothuaj është lënë vetëm nga simotrat e Shoqërisë Civile, në një gjyq të pabarabartë kundër gati të gjithë mekanizmave të shtetit. Dhe, jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë por edhe të Kosovës me të cilët është e lidhur direkt. Fakti është se mungojnë apelet për të, kurse rrjeti i gjerë i shoqatave së të Drejtave të Njeriut në Shqipëri ka qenë krejt apatik në mbështetje të saj.

Merita e Natasha Kandiç dhe e krijesës së saj Fondit të së Drejtës Humanitare është se përgjatë 25 viteve të pareshtura ajo ka denoncuar krimet e luftës në Ish-Jugosllavi dhe ka udhëhequr procesin e të Drejtës së viktimave të krimeve të luftës si edhe procesin kundër nacionalizmit ekstrem e të tensioneve etnike në Ballkanin Perëndimor.

Në thelb ky është motivacioni që udhëheq edhe propozimin e dy personaliteteve të njohura amerikane për të. Krejt ndryshe nga dhjetëra organizata patetike Ballkanike, që janë fshehur mbas politikës dhe kanë dhe vazhdojnë të flirtojnë me të, ajo ka denoncuar hapur fajtorët. Me fakte. Duke ditur vështirësinë e madhe që ka pasur puna e saj, por edhe pamundësinë e matjes së të gjitha krimeve, ajo nuk ka reshtur asnjëherë duke punuar për t’i dhënë dinjitet viktimave të luftës, por edhe duke dëshmuar të vërteta.

Sëfundmi me një ekip studiuesish nga Kosova dhe Serbia po shkruan një Libër për Kujtimin e Kosovës për plot 13.535 njerëz që vdiqën ose u zhdukën në të gjithë luftën. Anipse loja e shifrave në rajonin tonë është i dhimbshëm kurse parashikimi i saj duke parë dhe predispozitën është asfare optimist: Më duhet t’ju them se panorama e vendeve post-jugosllave nuk është optimiste. Gjatë bombardimeve të NATO-s, forcat serbe kanë vrarë 7.346 civilë shqiptarë të Kosovës dhe 1.354 anëtarë të UÇK-së, madje kompensimet financiare për familjet e viktimave ushtarake janë shumë më të mëdha sesa ato të familjeve e viktimave civile. Dhe në Kosovë dhe në Serbi për komandantët e luftës referohet gjithmonë si heronj, tha për një intervistë te “Zëri”..

Por, pse e bën këtë? Pse nuk ka frikë? “Unë ndihem e sigurt dhe si dikushi që gëzoj shumë privilegje. Në të gjithë vendet, që dikur ishin pjesë e ish-Jugosllavisë ndihem mirë, njerëzit më zgjasin duart përzemërsisht, më ftojnë për të ardhur … me pak fjalë për mua nuk ka kufi në rajon”, justifikohet ajo me krenari në të njëjtin vend.

Falë saj dhe bashkëpunëtorëve të saj dhe nën presionin e vazhdueshëm të BE-së, Qeveria e Serbisë hapi varrezën që mbarte viktimat nga fshatrat në komunat e Gllogocit dhe të Drenicës, ku në prill dhe maj 1999, njësia e motorizuar e Brigadës 37 vrau të paktën 300 civilë që u transportuan në Rashkë me urdhër të komandantit të brigadës, nënkolonelit Dikoviç, gjoja për “pastrimin e vendngjarjes”. Këto viktima u transferuan në Serbi dhe u fshehën në vende në pronësi të Ushtrisë Jugosllave.

Për këtë ajo ka treguar me gishtin e fajtorit vetë gjeneralin Dikoviç, sot shefi i shtabit të ushtrisë serbe, që atëkohë drejtonte këtë forcë ushtarake dhe që vazhdon ta mohojë, duke e akuzuar këtë personazh të rrallë, ndihmuar nga të gjitha strukturat e shtetit. Dhe zonja nuk ndalet këtu, ndërsa ka siguruar dhe shqiptarët e Kosovës se nuk duhet ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, ashtu si autoritetet e Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë përgjegjëse për detyrimet e tyre.

Është e çuditshme sesi këtë personazh interesant e ka ruajtur fati deri më tani prej hakmarrjes së verbër të qarqeve të errëta të luftërave të fundit në Ballkan, por edhe pse kjo figurë shprese në gadishullin tonë për normalizimin e marrëdhënieve mbështetet kaq pak. Gjithsesi, Nobeli vetë, siç është propozuar nga autoritetet amerikane kandidatura e saj, do të nderohej nëse do të kishte një emër si ajo në listën e vet për vitin 2018. (Javanews)

 

Next Post
Basha në shtëpinë e Artan Cukut për 105-vjetorin e krijimit të Policisë

E shkatërrove Partinë Demokratike o Lulzim Basha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In