• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në muajin maj, hyn në fuqi ligji i ri për falimentin

by Java News
04/03/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ligji i ri i Falimentit do të hyjë në fuqi në datë 27 maj. Në këtë kohë përfundon edhe periudha tranzitore që është lënë në dispozicion të të gjitha palëve për t’u njohur dhe për t’u familjarizuar me këtë ligj, i cili vlerësohet si shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Juristët thonë së zbatimi i këtij ligji do të jetë i rëndësishëm për t’u kthyer frymëmarrjen bizneseve, si dhe për t’u dhënë fund ngërçeve që shkaktohen sot nga zbatimi i tij.

Përmasat
Sipas juristëve, një nga rreziqet kryesore të periudhës së post–miratimit të ligjit për falimentimin është krijimi i praktikave dhe standardeve të ndryshme procedurale nga gjykata kompetente për të njëjtën periudhë kohore për shoqëri të ndryshme debitore. Ata thonë se aktualisht ka një numër të madh shoqërish që janë në procedura falimentimi pranë gjykatave shqiptare.

Procedurat
Me miratimin e ligjit të ri, procedura e falimentimit për shoqëritë që janë në proces (për shembull shoqëritë që kanë kërkuar hapjen e procedurës në shtator 2015 – nëntor 2016) do të vijojë sipas ligjit të shfuqizuar, ndërsa për shoqëritë, të cilat kërkesën e depozitojnë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, procedurat do të zbatohen sipas ligjit të ri. Neni 210 i ligjit të ri parashikon: “‘Procedurat në vazhdim’ – Ky ligj nuk ka fuqi prapavepruese dhe rregullon vetëm procedurat e nisura pas hyrjes së tij në fuqi”. Është një zgjidhje e ofruar në kuadër të parimit të sigurisë juridike (mosndryshimit të rregullave të lojës kur loja ka filluar) por që në realitet, do të sjellë aplikimin e dy ligjeve në të njëjtën kohë. Më konkretisht, një gjyqtar që duhet të udhëheqë një procedurë falimentimi të nisur para hyrjes në fuqi të ligjit të ri, duhet të zbatojë procedurat e ligjit të shfuqizuar. Po ky gjyqtar, nëse duhet të udhëheqë një procedurë falimentimi të hapur pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, duhet të zbatojë ligjin e ri.

Juristët thonë se mangësitë e ligjit të ri, duke e krahasuar me legjislacionin e vendeve të zhvilluara, u referohen debitorëve si person fizik. Nëse për personin juridik ka disa garanci të shtuara, për personin fizik nuk përcaktohet asnjë procedurë që lidhet me bërjen publike të debive të pasigurta të tyre si në rastet e faturave të larta mjekësore, përdorimi pa kontroll i kartave të kredive konsumatore, blerjeve me këste. Këto procedura në legjislacione të vendeve të zhvilluara janë të përcaktuara në detaje dhe përkojnë me qëllimin që një procedurë falimentimi të përfshijë dhe faljen e debive të tilla të pasigurta.

Problemet

Sipas tyre, në lidhje me personin juridik, ligji i ri nuk ofron garanci të forta procedurale në lidhje me disponimin e pasurive të debitorit, në rastet e kredive të këqija. Vetë titulli i nenit 60, për shembull, lë mundësi për konfuzion. Titulli parashikon: “Efektet mbi të drejtat e debitorëve në administrimin dhe disponimin e pasurive të falimentuara”. Vetë shprehja ‘disponimi i pasurive të falimentuara’ nënkupton që kufizimet, të cilave ligji u referohet, të zbatohen pas mbylljes së procedurës së falimentimit.

Referimi i një pasurie si e ‘falimentuar’ përpara se të mbyllet procedura e falimentimit bie ndesh me parimet e tjera të procedurës së falimentimit siç është parimi i eficencës. Nga njëra anë, debitori në një procedurë falimentimi, duhet të sigurojë mënyra lehtësimi të pamundësisë financiare dhe riorganizim të biznesit, dhe nga ana tjetër, kreditori, në rastin e një banke, ka nevojë që të sigurohet në mënyrë të shpejtë për shlyerjen e çdo detyrimi ose në mungesë të saj, përfitimin e shlyerjes nëpërmjet kompensimit me vlerë tregu të pasurive. (Monitor) ma.me

Next Post
FOTO E DITËS/ Takimi me Mogherinin, postimi i kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’

FOTO E DITËS/ Takimi me Mogherinin, postimi i kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In