• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në mos anëtarësim, fonde për zhvillim

by Plator Nesturi
30/06/2021 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Avancon projekti i krijimit të një hapësire të përbashkët ekonomike të ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilluan një konferencë të përbashkët on line përmes së cilës kërkuan që liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit të fillojë të zbatohet sa më shpejt në të gjithë rajonin. Sidoqoftë, ajo çka përbën mesazhin kryesor të një takimi tillë ishte fakti se pavarësihst se BE ka dështuar në përmbushtjen e premtimeve të veta përsa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të përkushtuara në rrugën evropiane. Por tashmë këto vende nuk presin thjesht vendimet që do të merren për to. Me vullnetin për të krijuar një hapësirë të përbashkët, ato kërkojnë të mos humbij kohë në zhvillimin e ekonomik të tyre ndaj u kërkojnë BE dhe SHBA të mbështesin financiarisht projektet e tyre të zhvillimit. Gjërat tashmë janë konkrete, ndaj dhe mbështetja duhet të jetë konkrete. Në deklaratën e përbashkët të tre liderëve ballkanikë, shprehet konkretisht se “ne synojmë të zhvillojmë projekte të shpejta në zbatim dhe që sjellin investime, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e përdorimit në shkallë të gjerë të burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të ishte pjesë e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona kanë potencial të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim në këtë sektor. Po ashtu, ne kërkojmë mbështetje konkrete për të identifikuar ato projekte të cilat, në shkallë të gjerë, mund ta kthejnë rajonin tonë në një burim të energjisë së rinovueshme”.  E thënë ndryshe, këto vende kërkojnë që angazhimi i tyre drejt projeksionit evropian, nëse ka marrë si përgjigje veçse një gjysmë dëshirë për ti pranuar në BE, atëhere duhen kompensuar ndryshe. Nëse këto vende do të përfitonin fonde në procesin e negociimit, BE I duhet të paguajë të paktën në porojektet e përbashkëta rajonale siç kanë premtuar muaj të shkuar. Dhe tregu i këtyre vendeve është 18 milionë qytetarë, që gjithësesi mbeten evropianë dhe janë të rrethuar me kufij të vendeve të BE. Veçse harrohet diçka, sa më shumë bashkëpunues të jenë vendet e rajonit aq më i madh është trysnia e tyre ndaj BE për të përfituar fonde. Në të kundërt, mbajtja në pengun e reminishencave të së shkuarës, i dëmton të gjithë, e të parin atë që bëhet pengesë./ fjala.al

Next Post
Reeker shkon me Yuri Kim në zyrën e Bashës, e presin te dera Bardhi dhe Tabaku

Reeker shkon me Yuri Kim në zyrën e Bashës, e presin te dera Bardhi dhe Tabaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In