Persona të panjohur kanë plaçkitur zyrën e shefit të shërbimit për krim të organizuar Zhelko Dolack në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Zagreb.
Sipas informatave jo zyrtare hajnat kanë vjedhur nga sefi 280 mijë euro dhe dy kilogramë ari. Ende nuk dihet nëse kanë marrë ndonjë dokument të besueshëm, transmetojnë mediat kroate.
Hajnat kanë hyrë në ndërtesën e Policisë nëpërmes shkallëve të zjarrit, referon KTV.