• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në mëshirë” të Edi Ramës!

by Mero Baze
13/03/2018 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka zgjedhur mënyrën më vetëvrasëse për t’u mbrojtur, duke u përpjekur të thotë, që “ato që kam bërë unë, i ka bërë edhe kundërshtari im”.

Për këtë ka mobilizuar shtypin dhe figurinat në parti, që si kundër-argument për atë që i ka ndodhur, me mënyrën si ka paguar lobistin e tij në Uashington, të heqin paralele me Edi Ramën.

Kështu, një pjesë e shtypit dhe politikanëve që mbrojnë Bashën, si argument që Basha është i pafajshëm se ka paguar për foton me Trump, kanë nxjerrë faktin se edhe Edi Rama ka paguar për një foto me Obamën kur ishte në opozitë.

Që foto të tilla paguhen, kjo është legale, por Lulzim Basha nuk është nën akuzë pse ka bërë foto me Trumpin dhe as pse ka paguar për të bërë foto me Trumpin, por është nën akuzë, se ka shkelur ligjin duke mos deklaruar paratë për lobistin që i ka rregulluar foton me pagesë me Trumpin, dhe që është e paqartë rruga nga ku kanë kaluar paratë prej llogarisë së PD në Uashington.

Pra, askush nuk ka ngritur ndonë akuzë pse ka dalë në foto me Trumpin. Foto  e tij me Trumpin, apo e Ramës me Obamën, kur ishte në opozitë, natyrisht janë përpjekje për të bërë politikë me foto presidentësh kundrejt pagesës, dhe kjo varet se sa funksionon në opinionin tonë publik.

Por akuza nuk është pse bëhen foto, por si janë paguar fotot. Përpjekja për të deformuar akuzën, sikur është fajtor pse ka bërë foto me Trumpin, është qesharake, dhe vetëm sa tregon se ai nuk ka asnjë argument për të shpjeguar si e ka paguar foton me Trumpin, dhe mbi të gjitha pse aq shtrenjtë. Janë 675 mijë dollarë vetëm për një foto, se gjë tjetër nuk arriti të bënte nga kontrata.

Pra, vetë Lulzim Basha po përpiqet që dhe argumentin pse kanë paguar dy biznesmenë rusë, ta barazvlerësojë me faktin që Edi Rama ka pritur në zyrë biznesmenë rus si kryeministër, apo që disa biznesmenë turq kanë investime dhe në Turqi, dhe në Rusi, dhe në Shqipëri.

Kjo është dhe më qesharake se e para. Askush nuk e ka shpallur Rusinë vend armik, por natyrisht Shqipëria ka politikë të orientuar nga SHBA. Akuza për para të financuara nga Rusia janë të rënda në SHBA, pasi paratë ruse kanë shkuar tek një lobist i afërt me administratën amerikane dhe SHBA është duke hetuar çdo ndërhyrje ruse në përdorimin e politikës së SHBA, për llogari të tyre. Nëntitulli i madh i “Mother Jones” shprehte pikërisht shqetësimin se si politika ruse po përdor Uashingtonin për të rritur influencën në Ballkan. Pra, problemi tek paratë e shkuara nga dy biznesmenë rus tek një lobist amerikan, për llogari të PD,  ka të bëjë me faktin se rusët në këtë rast shfaqen ndërmjetës mes administratës amerikane dhe një politikani ballkanas, dhe kjo për SHBA është shqetësuese.

Këtu nuk bëhet fjalë se nuk duhen shitur qershi shqiptare në Rusi, apo nuk duhet blerë vodkë nga Rusia, por bëhet fjalë për financime okulte të Rusisë për të kapur politikën amerikane në raport me Ballkanin.

Nga kjo akuzë nuk mund të mbrohesh duke treguar hyrje- daljet e qytetarëve rusë në Shqipëri, apo në zyrën e kryeministrit. Kjo vetëm sa tregon po ashtu, se nuk di ç’të thuash për paratë që janë paguar për llogari të PD-së nga dy rusë.

Përpjekja e tij për të kaluar lumin, duke ju ngjitur në shpinë Ramës, nuk e shpëton doemos nga mbytja. Përkundrazi, tregon se ai ka lënë veten në mëshirë të Ramës, edhe pse s’ka mbush vitin që është djegur prej tij.

Next Post
Aksident me dy të plagosur në Tiranë, motori përplaset me makinën

Aksident me dy të plagosur në Tiranë, motori përplaset me makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In