• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në mes të krizës/ Çfarë po negociojnë Rusia dhe Ukraina në Paris?

by
26/01/2022 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Rusia po grumbullon trupat e saj pranë kufirit të Ukrainës, zyrtarë të lartë ukrainas dhe rusë do të takohen ditën e sotme në Paris për të negocuar rreth situatës. Ata do të diskutojnë një zgjidhje paqësore të konfliktit në Donbas, ku të pranishëm gjithashtu do të jenë përfaqësues nga Gjermania dhe Franca, shkruan Spiegel

Në mes të krizës aktuale, ky është një lajm i mirë. Por çfarë mund të arrihet nga takimi?

Është takimi i parë që nga vera e kaluar. Takimet e Normandisë kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të Minskut që i dhanë fund luftrave në Ukrainën lindore në vitin 2015. Në të kaluarën ka pasur takime të shumta mes krerëve të shteteve dhe qeverive – së fundmi në Paris 2019. Por këtë herë do të takohen vetëm konsulentët.

Të hënën, Kievi anuloi një projektligj nga parlamenti, i cili, sipas Rusisë por me sa duket edhe sipas Gjermanisë dhe Francës nuk ishte në përputhje me marrëveshjet e Minskut.

“Ligji i ri mbi bazat e politikës shtetërore” kishte për qëllim të përmirësonte mënyrën se si Krimea, e aneksuar nga Rusia, dhe zonat separatiste do të administroheshin pasi ato të rifitoheshin nga shteti ukrainas. Kjo përfshin udhëzime për një sistem drejtësie tranzicional që lidhet me krimet e kryera nga separatistët. Minsk ndërkohë kishte rënë dakord për një amnisti, raporton abcnews.al

Kjo do të nënkuptonte “tërheqje të Ukrainës nga marrëveshjet e Minskut”, tha ministri i Jashtëm rus Lavrov në nëntor 2021. Në një bisedë telefonike në tetor, Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Emmanuel Macron siguruan Vladimir Putin se do të lobonin në Kiev për të tërhequr ligjin e propozuar, sipas Lavrov.

Sipas njoftimeve të mediave ukrainase, tërheqja e projektligjit ishte një parakusht për takimin e së mërkurës. Problemi më i madh, megjithatë, mbetet i pazgjidhur: se marrëveshjet e Minskut të vitit 2015 vështirë se mund të zbatohen. Mbi të gjitha kontestohet sekuenca e masave, por edhe roli i Rusisë.

Moska e sheh veten si ndërmjetëse në një luftë civile në Ukrainë dhe mohon përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në konflikt megjithëse në fakt ka kontrolluar zonat separatiste madje ka dhënë edhe pasaporta ruse. Kievi, nga ana tjetër, dëshiron të ndryshojë rendin e pikave të dakorduara. Ndër të tjera, bëhet fjalë për çështjen se si janë të koordinuara në terma kohorë zgjedhjet e reja në zonat separatiste dhe riintegrimi i tyre, raporton abcnews.al

Meqenëse marrëveshjet e Minskut përfunduan në vitin 2015 në kohën e humbjes së ushtrisë ukrainase dhe pasqyrojnë ekuilibrin e fuqisë në atë kohë, zbatimi i tyre në politikën ukrainase është jashtëzakonisht jopopullor dhe përfshin rreziqe të larta për Presidentin Volodymyr Zelenskyy. Në Paris mund të diskutohet mbi të gjitha edhe për forcimin e armëpushimit dhe çështjet humanitare.

Mbetet për tu diskutuar nëse ndonjë përparim i vogël në formatin e Normandisë mund të ndikojë në planet e mëtejshme të Moskës. Sipas Kremlinit, aktualisht nuk bëhet fjalë për zbatimin e ideve të tij në Donbass, por për ndryshimin e të gjithë arkitekturës së sigurisë së Europës dhe reduktimin e ndikimit të NATO-s.

“Nëse presidenti Putin vendos të zgjedhë rrugën drejt rritjes së tensioneve, do të jetë e vështirë të arrihet diçka në formatin e Normandisë”, sipas një këshilltari të presidentit francez Emmanuel Macron.

“Presidenti beson se ka vend për diplomaci.”

/b.h

Next Post
Basha emëroi Bejkon si drejtues politik në Gjirokastër/ Revoltohet Shehu: Kërkon t’u imponosh Don Kishotër demokratëve kur vetë je shkarkuar

Basha emëroi Bejkon si drejtues politik në Gjirokastër/ Revoltohet Shehu: Kërkon t’u imponosh Don Kishotër demokratëve kur vetë je shkarkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
Kosova hap korridoret ajrore me Shqipërinë, shkurtohen fluturimet

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Shkak, konfliktit në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In