• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në luftë humbasin të gjithë… edhe fitimtarët humbasin

by Lorenc Vangjeli
22/05/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Ka pasur më shumë kuriozitet se interes për marrëveshjen e papritur mes Ramës dhe Bashës. Triumfi i formës mbi përmbajtjen është sport kombëtar në Tiranë, ndaj për shumëkënd, më e rëndësishme se thelbi i asaj që ndodhi, ishte të gjendej se kush fitoi mes të dyve, kush humbi nga ata të dy dhe në çfarë raporti janë me fitoren dhe humbjen gjithë të tjerët.

Në pamje të parë fitoi kryeministri. Me tre orë e kusur bisedime Rama mundi të çmontojë çadrën. Ta nxjerrë Bashën që andej si fitimtar, i bindur se do ta mundë në zgjedhje. Dikur atë vetë e kishin nxjerrë nga çadra duke i dhënë darkën franceze tek “Krokodili”, kurse ai i mbylli çadrën Bashës duke i dhënë vetëm një sanduiç për darkë. Pavarësisht se të nesermen, i vuri në tryezë gjysmën e gjithë qeverisë.

Po në vështrim të parë fitoi edhe kryetari i opozitës. Doli triumfator nga çadra, çmontoi më shumë se gjysmën e qeverisë, morri disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit dhe nuk lejoi që përballë tij të kishte një koalicion të gjerë, që do t’i siguronte një humbje të garantuar në zgjedhje.

Në të gjitha rrethanat Basha do të dilte nga çadra për të hyrë në zgjedhje. I duhej vetëm një motiv për t’ju shpjeguar të vetëve. I mjaftonte edhe nëndrejtori i Pyjores, nëndrejtori i zjarrfikëses ose nëndrejtori i stacionit meteorologjik, që do t’i parashikonte dimër në mes të qershorit, nëse nuk hynte në zgjedhje. Çfarë morri më shumë, i pati qarr, por do t’jua shohë qederrin kur ta konsiderojnë si bashkëqeverisës në këto kohë. Si fajtor për çdo ton drogë të kapur në Itali apo si një kujdestar tenderash kur të blejë energji për shkak të Fierzës së tharrë.

Të gjitha partitë e tjera, duke nisur me LSI-në dhe PDIU-në që mendohej gjerësisht se do të ishin portreti i qeverisë së nesërme, u përjashtuan nga marrëveshja. Rama “pushoi” nga puna pa asnjë paralajmërim kryetarin e partisë që “e morri” në punë katër vjet më parë, Petrit Vasilin, kurse Shpëtim Idrizin që e kishte parë si shpëtim në situata delikate së paku në dy vjetët e fundit, bëri sikur nuk dinte se ekzistonte.

Realisht të humbura janë dhe dy partitë e reja të opozitës, Blushi dhe Bojaxhiu, që në mungesë të opozitës tradicionale, kishin shanse të shtuara të shndërroheshin në opozitën – jo të vetme –  në vend. E po kështu, edhe partitë e tjera të vogla që kanë nevojë për çadrat e partive më të mëdha.

Duke pasur parasysh të gjithë këtë mozaik, lëvizja e kryeministrit, pikërisht në momentin kur mendoi se u gjend vetëm në mbrëmjen e 17 majit, ngjan si një lëvizje e improvizuar. Por ajo është shumë më shumë se kaq. Vasili dhe Idrizi, por dhe gjithë të tjerët insistonin në arritjen e një marrëveshjeje sipas kornizës McAllister duke e lënë kryeministrin në pozitën e njeriut të vetëm që e rëfuzonte marrëveshjen dhe njëkohësisht, edhe bashkëpronarin, me gjithë Bashën, të faturës së mundshme të çdo destabiliteti në vend. Duke qenë në këtë mënyrë të dy të humbur, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në qershor, Rama vendosi të luajë kartën tjetër: të bashkohet me Bashën për t’i bërë gjithë të tjerët humbës. Në një tentativë bis – hera e fundit ka qenë 2008-a me ndryshimet kushtetuese – që thotë se fitimtari i merr të gjitha. Ose me shpresën e rajëvizuar në shumë e shumë ditë ndërmjet 2014-ës deri në maj të 2017-ës, se bashkimi i ekstremeve, krijon si rregull më shumë siguri.

Kjo skicë e shpejtë e këtyre ditëve që kërkojnë të ndryshojnë Shqipërinë dhe që është e njohur për të gjithë publikun, e ka të pamundur të sqarojë qoftë pyetjen e parë kureshtare për emrin e fituesve dhe të humbësve, qoftë dhe të hamendësojë mbi thelbin, për motivet e vërteta të marrëveshjes Rama-Basha. Aq më tepër të projektojë të nesërmen e vendit mbas zgjedhjeve dhe ngjyrën e tij të qeverisjes.

Eshtë jashtëzakonisht interesante të vihen re dy momente të së shkuarës për të parë çfarë mund të ngjasë në të ardhmen e afërt. Në vitin e largët 2009, kur LSI bëri marrëveshje me PD-në, pavarësisht motiveve që e shtynë në atë hap të detyruar, kritikët më të ashpër të saj vinin nga e majta.

Katër vjet më pas, në marrëveshjen paraelektorale me PS-në që rezultoi që të ishte e vetmja mënyrë për rikthimin e PS-së në pushtet, kritikët më të ashpër të saj vinin po nga e majta.

Edhe në katër vjetët që pasuan, të majtët në shumicë ishin kritikë të hapur apo të fshehur ndaj partisë së Ilir Metës. Sot, kur marrëveshja Rama-Basha është një realitet, kur qeverisja ka qoftë dhe formalisht tre bashkëkryetarë – Rama, Meta, Basha – një bashkëqeverisje PD – PS mbas zgjedhjeve nuk është më vetëm një hamëndësim dhe kritikët e kohezionit të së majtës, e kanë duartrokitur pothuaj unanimisht dhe pa asnjë hezitim.

Për sëmundjen e vjetër të mosbesimit brenda të së majtës është gjendur kështu, më së fundi ilaçi i duhur: martesa me të djathtën, pa gjykuar dhe pa llogaritur efektet e mundshme anësore që japin zakonisht ilaçet e forta. Por pikërisht këtu hesapet ngatërrohen. Të vërtetën ose më saktë akoma, projeksionin e saj pothuaj real e dinë fare pak vetë në Shqipëri. E di Rama, e di Meta, e di Basha. Natyrisht e di edhe doktor Berisha. Ato janë projeksionet e shifrave të nesërme. Tre kryetarët e partive kryesore e dinë pothuaj me saktësi peshën e tyre elektorale. Secila nga to, pavarësisht deklarimeve, është larg shifrës 71 që garanton qeverisjen e vendit. Nesër, jashtë çdo dyshimi, do të qeverisin sërish kombinimet e shifrave. Janë numrat që sot, dekurajojnë të gjithë ata që brohorasin për fitimtarë dhe bërtasin për të humbur. Eshtë shmangur në minutë të fundit kaosi social që do të vinte herët a vonë pa praninë e opozitës në zgjedhje. Eshtë shmangur destabiliteti i vendit që do të shihte si niste, por do të ishte shumë i vështorë të bitiste. Ngjarjet rrodhën drejt luftës normale politike për një vend ballkanik e inatçor si Shqipëria. Dhe në luftë normalisht humbasin të gjithë! Edhe vetë fitimtarët humbasin. Vetëm pendesa triumfon gjithmonë! /JavaNews

Next Post

Luan Rama: Pakti Rama-Basha u arrit falë presionit të LSI-së dhe ndërkombëtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

Raporti për Shqipërinë, FMN: Ekonomia po rritet, ‘Paqja Fiskale’ rrezik për administrimin tatimor

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

December 24, 2025
Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com