• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në listë për t’u shkarkuar edhe Bushati e Nikolla, Rama: Ja pse nuk u larguan…

by A R
13/03/2017 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste zgjati aq sa i duhej kryeministrit Edi Rama për të shpjeguar arsyet e ndryshimeve në qeveri, vlerësimin për të larguarit dhe emrat e rinj që do të hyjnë në kabinetin e tij në fundin e mandatit të parë.

Ai i bëri vetë publike emrat e ministrave të rinj, duke paralajmëruar se ka akoma për të thënë sonte në mbrëmje.

“Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm, Olta Xhaçka do të jetë ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu do të jetë ministre e Shëndetësisë dhe Eduart Shalsi do të jetë ministër i Pushtetit Vendor. Për të tjerat, sot në orën 21:00, në Top Story”, tha Rama.

Edi Rama do të jetë në emisonin e Sokol Ballës në orën 21:00, në një nga momentet më delikate të qeverisjes së tij. Top Channel mësoi se në mbledhjen e kryesisë është folur edhe për të paktën dy ministra të tjerë që kanë qenë në listën e kryeministrit Edi Rama për t’u larguar. Burime nga mbledhja thane për Top Channel se dy ministrat janë Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla. Por, Edi Rama ka shpjeguar arsyet përse këta të dy nuk u zëvendësuan. Ministri i Jashtëm nuk u largua për shkak të Samitit të NATO-s në maj dhe Samitit të Triestes së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa ministrja e Arsimit për shkak të procesit të Maturës Shtetërore, i cili sapo ka nisur dhe largimi i ministres së Arsimit mund të sillte komplikacione. Megjithatë, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar dy ministrave, Bushati dhe Nikolla, të dy drejtues qarqesh, njëri në Shkodër dhe tjetra në Lezhë, të punojnë me të njëjtin kapacitet në zonat e tyre, si 4 ministrat e larguar.

Për të treguar rëndësinë që ka për Partinë Socialiste kjo fushatë elektorale, me apo pa opozitën në zgjedhje, mësohet se kryeministri është shprehur në mbledhjen e kryesisë që “çadra le të merret me 18 shkurtin, ne do të merremi me 18 qershorin”.

Burime në mbledhje thanë për Top Channel se kryeministri ka përdorur një fjali të çuditshme, kur ka komentuar protestën e opozitës. Sipas tij, “çadrën e opozitën e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë”./a.m.

Next Post
Pakënaqësia në kampin e Metës, këshilltari sulmon Xhafën

Pakënaqësia në kampin e Metës, këshilltari sulmon Xhafën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In