• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Lëkurs, nën yje dhe mes Yjesh/ Classical Rock pritet në Sarandë

by A R
21/06/2021 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Esmeralda Selita

Yje të skenës që do të lënë gjurmën e tyre në Verën e Sarandës…  17 korrik 2021, Ora 20:00

Nën yjet e qiellit dhe mes Yjeve në skenë… nuk është “Ëndrra e një Nate Vere”…

shekspiriane janë vetëm muret e gurtë të Kalasë së Lëkursit, është edhe nata e verës, ndoshta…

gjithçka tjetër pastaj është një realitet me muzikë të bukur, me artistë shqiptarë, Yje të skenës që do të lënë gjurmën e tyre në Verën e Sarandës…  17 korrik 2021, Ora 20:00

Këngëtarët Kastriot Tusha, Mariza Ikonomi, Armando Likaj, Adelina Paloja, soliste e Filarmonisë së Kosovës dhe aktorja e regjisorja  Ema Andrea, do të jenë pjesë e magjisë që do të luhet në skenën e Lëkursit.

Ideatori dhe producenti i spektaklit “Yje në Lëkurs”, Sokol Guga, ndonëse përpiqet të mos zbulojë shumë gjëra, tregon se koncerti do të jetë një ndërthurje zhanresh muzikore dhe një mbrëmje duetesh të fuqishme, ku klasikja do të shkrihet me rock-un.

Secili prej artistëve është personalitet më vete në muzikën që performojnë prej vitesh, dhe pikërisht kjo i bën të guxojnë eksperimente si ky dhe të ofrojnë për publikun një mbrëmje unike…

Kur Perëndimi shpiku “classical rock”, një nën zhanër i rock-ut që kombinon elementë të rock-ut dhe muzikës klasike, diku në gjysmën e dytë të viteve 1960, për t’u bërë popullor thuajse në gjithë globin deri në vitet 1980, këtej në anët tona nuk bëhej fjalë që kjo muzikë të gjente skena për t’u luajtur! Sa për t’u dëgjuar, po dëgjohej fshehurazi në kanalet e radiove të huaja…

Pikëpjekjen muzikore ku klasikja rroket me modernen e kanë eksperimentuar grupe të famshme rock që sot kanë një vend special në historinë e muzikës botërore si Beatles-at, Procok Harum, The Moody Blues, The Nice, Emerson, Lake and Palmer, etj.

Se çfarë do të ketë në repertorin e 17 korrikut në Lëkurs, sigurisht që nuk duam ta dimë paraprakisht… do të cënonim surprizën, por kush njeh dhe do Tushën, kush ka qenë qoftë edhe njëherë të vetme në mbrëmjet e famshme në klubet e muzikës ku Mariza këndonte Live, besoj se nuk do ta mendojë dy herë për të qenë me “Yjet në Lëkurs”…

Dhe nuk mbaron me kaq. Një orkestër me 40 instrumentistë të rinj, nën drejtimin e Enea Sadushit, një Band, edhe kjo me instrumentistë të rinj, do vërtetojnë edhe kësaj here se skena e Sokol Gugës është skena e artistëve të rinj.

Pas krizës që shkaktoi çprej më shumë se një vit e gjysëm Pandemia e Covid-19 për artin dhe artistët e performancës, ajo që do të ndodhë në Kalanë e Lëkursit në mbrëmjen e 17 korrikut, përveçse një event artistik unik, është realisht edhe një kontribut në ndihmë të muzikantëve, këngëtarë, instrumentistë, edhe artistët e tjerë të skenës e spektaklit. Puna e tyre është arti dhe performanca në skenë.

…dhe se si ia del, po se si arrin t’ua mbushë mendjen Sokoli të gjithë sponsorve të tij të kontribuojnë, besomëni që kjo është meritë e një menaxheri dhe producenti që nuk njeh dhe e sfidon pandeminë.

veritas.com.al

Next Post
“Mbi 100 mijë gjyshe e gjyshër të vaksinuar”, Rama nxjerr videon nga fushata e vaksinimit të të moshuarve

"Ulet fasha e vaksinimit në +50 vjeç, sot priten sërish vaksina Pfizer"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In