• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kulmin e virozave, mjekja tregon si mund t’i dallojmë COVID nga grip apo ftohja

by Java News
28/09/2020 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe më herët profesionistët e shëndetit kanë sqaruar se Covid-19, virusi që tashmë ka prekur gjithë botën ka shenja shumë të përafërta me gripin sezonal, por edhe me ftohjen. Kjo është edhe problematika më e madhe dhe që shpesh sjell konfuzion tek pacientët, duke rritur shqetësimin se çfarë duhet të bëjnë sapo shfaqen simptomat.

Ka shumë që vrapojnë në dyert e spitaleve, por ka dhe nga ata që mund t’i neglizhojnë duke shkuar në vendet e tyre të punës apo ndjekin rutinën e përditshme duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës.

Kjo situatë duket se do të jetë vërtetë shqetësuese, kur jemi përballë stinës së virozave apo gripit sezonal,  të cilat në fakt duket se kanë shtuar edhe radhët e pacientëve, kryesisht atyre të vegjël (të moshave pediatrike) në dyert e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Nisur nga kjo situatë, autoritetet e shëndetësisë kanë nisur zbatimin e planit të masave për rikthimin e shërbimeve 24 orë në disa qendra shëndetësore fillimisht në 4 prej tyre) në Tiranë.

Vlera Lekaj, mjeke familjeje në Qendrën Shëndetësore Nr.8 në kryeqytet, tregoi në “Wake Up” në Channel si mund të dallojmë Covid-19 nga gripi.

“Kjo dilemë do të krijojë edhe një farë konfuzioni të njerëzit, për të kuptuar se nëse preken nga disa simptoma të caktuara, cilat nga këto simptoma do t’u shkaktojnë atyre njërën nga këto patologji.

E përbashkëta është se të tre këto patologji shfaqen me temperaturë, sidomos gripi dhe Covid, ku temperatura është një nga shenjat kryesore.

Temperatura shkon nga 37.5 në 38 apo 39 ka qenë temperaturë më e zakonshme. Tek e ftohura temperatura është më e rrallë

Rrufa është një simptomë e rrallë të Covid, ka pasur raste, por të rralla. Është më e shpeshtë te gripi i stinës dhe te e ftohura.

Dhimbjet muskulare, të cilat janë prezente te të tre patologjitë. Kolla gjithashtu është prezente tek të tre patologjitë.

Diarreja është prezente te enterevirozat, por kemi pasur edhe raste me Covid që kanë pasur shenjë kryesore të Covid diarrenë.

Vlen për të përmendur edhe humbjen shijes dhe nuhatjes. Është e përbashkët si të gripi ashtu edhe te Covid.

Vështirësia në frymëmarrje është tipike e Covid dhe shumë e rrallë të gripi. Zgjatja dinamike e simptomave është tipike e Covid, ndërsa gripi kalon me shpejt”, sqaroi mjekja.

g.kosovari

Next Post
Moti i keq në Vlorë/ Pemë e kabina të rrëzuara në Lungomare nga shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë

Moti i keq në Vlorë/ Pemë e kabina të rrëzuara në Lungomare nga shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In