• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, aty ku qindra emigrantë “luajnë” me jetën

by Java News
18/06/2019 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin kufitar Sid në Serbi, një fabrikë e vjetër po përdoret si strehë për qindra emigrantë afganë, të cilët çdo ditë përpiqen të kalojnë në Kroaci. Shumica e banorëve në fabrikë kanë ecur gjatë natës nëpër pyjet me dëborë, në një përpjekje për të arritur në Evropë.

Kainan është njëri nga ata. Ai erdhi nga Afganistani katër muaj më parë dhe ende është udhëve me vëllain dhe kushëririn e tij. Tani ata janë të bllokuar në Sid të Serbisë.

Shumica e tyre kanë nuk kanë arritur për të përmbushur atë që kontrabanduesit e njerëzve e përshkruajnë si “lojë” – një udhëtim i rrezikshëm në këmbë, i cili synon edhe ikjen nga policia kroate, të cilët janë të njohur për përdorim të forcës brutale për të ndaluar refugjatët që të ikin nga territoret e caktuara.

Edhe pse shanset janë të vyshkura, ata vazhdojnë të përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore. Nganjëherë, udhëtimi në këmbë mund të zgjasë me muaj, ku duhen përshkuar në këmbë afro 500 kilometra derisa ata të arrijnë në qytetin italian të Triestes.

Shumica prej tyre janë kthehen mbrapsht pa asnjë arsye, thotë një raport nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNCHR). Raporti thotë se policia kroate ktheu së paku 2,500 emigrantë në Serbi dhe Bosnje duke refuzuar të drejtën e tyre për të kërkuar azil.

Hamza është një tjetër refugjat afgan i cili ka udhëtuar në këmbë për mijëra kilometra për 3 vitet e fundit. Ai iku nga shtëpia në moshën 14-vjeçare, sepse talebanët nuk ishin të kënaqur me vëllain e tij që punonte për ushtrinë afgane të mbështetur nga SHBA. Ai kishte frikë se talebanët mund t’i hakmerreshin atij për shkak të pozitës së vëllait të tij.

Shumica e tyre kanë provuar “lojën” më shumë se 20 herë, por policia kroate vazhdon t’i deportoj ata dhe t’i detyrojë të kthehen në qytetin serb.

Edhe Kainani, i cili aktualisht jeton në fabrikën e vjetër në Sid, thotë se ka bërë pesë përpjekje për të kaluar kufirin Serbi-Kroaci, por që secilën herë që 18-vjeçari dhe shokët e tij provuan të dalin, u ndaluan dhe u rrahën nga policia . Telefonat iu morën dhe u goditën me shufra.

Disa nga emigrantët ngrohen rreth zjarrit para se të bëhen gati për të provuar “lojën”. Ka edhe prej tyre që kthehen mbrapsht në mes të rrugës pasi frikësohen dhe duan t’i shmangen arrestimeve.

Herë pas here, takimet me policinë ishin të qeta. Kainan kujton se përballja me policinë sllovene ishte ndryshe. Ai dhe vëllai i tij befasuan kur policët sllovenë u ofruan ushqim. Tre orë më vonë, ata iu dorëzuan policisë kroate për deportim. Por, këtu nisi e keqja, pasi me t’i marrë ata në dorë, policia kroate ushtroi dhunë mbi ta.

Çdo natë, emigrantët përgatiten të kalojnë kufirin sikur të ishte dita e tyre e fundit, kështu që ata duhet të paketojnë sende thelbësore dhe të vishen sipas kohës. Rruga drejt vendeve evropiane si Italia dhe Gjermania është e gjatë, dhe edhe po të mos kishte pengesa, ajo mund të zgjasë pesë ditë në këmbë.

Hamza tregon se është lënë i harruar në Sid për katër vjet. Afgani 17-vjeçar e la shtëpinë kur ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç. Ai thotë se ai ka shpenzuar së paku 20,000 euro, të cilat i kishin hëngër kontrabandistët. Ai po përpiqet të arrijë në Belgjikë, por ka mbetur i bllokuar në Serbi.

Të udhëhequr nga kontrabandistët, një grup emigrantësh ecin drejt kufirit të Kroacisë në orët e para të janarit të këtij viti. Një tjetër kthehet në fabrikën e vjetër me celularin e thyer. Policia kroate e kthen atë në Serbi pasi e rrah, dhe në kufi ia thyejnë edhe celularin.

Refugjatët të cilët nuk përzgjidhen nga kontrabandistët për të provuar “lojën” ulen për t’u ngrohur dhe shpresojnë se koha e tyre për të ikur do të vijë një ditë. E deri atëherë, fabrika e vjetër e stilit horror vazhdon t’ju bëj nikoqirllëkun e padëshiruar./gazeta express

g.kosovari

Next Post
Tahiri nis betejën, nis belbëzimi për Ramën, Berishën e Metën

Ngjela: Komunistët e Ramiz Alisë kanë bërë vetëm një herë votime të lirë në Shqipërinë e pas vitit 1991

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Ta gëzojmë Republikën e Re!

February 7, 2026
Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In